Një person është arrestuar sot në Pejë, për shkak se të dyshimeve se kishte rrëmbyer një nxënës të Shkollës së Mesme të Ulët “Dardania” në Pejë, ndërsa më pas, me mjet të mprehtë-thikë ka kanosur edhe prindin e nxënësit.
Arrestimin e kanë konfirmuar për Front Online edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kurse detaje lidhur me rastin, për portalin kanë dhënë dëshmitarët.
“Mund të ju konfirmojë se, sot rreth orës 12:00 në rrugën Adrian Krasniqi në Pejë, Policia është njoftuar se ka ndodhur një incident, me ç’rast i dyshuari mashkull kosovar, kishte kryer kanosje dhe privim nga liria ndaj viktimës mashkull kosovar, për çka është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.”- ka thënë në konfirmimin e tij zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova.