E premte, 20 Shtator, 2024

Rregullat që maturantët duhet të kenë parasysh gjatë provimeve të Maturës Shtetërore

- Advertisement1-

Më poshtë janë listuar rregullat të cilat duhet të kenë parasysh maturantët kur të japin provimet e Maturës Shtetërore të cilat janë shkëputur nga rregullorja e përgjithshme e Maturës Shtetërore.

Orari dhe kohëzgjatja e provimeve të Maturës

- Advertisement -

Maturantët duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit 1 orë e 30 minuta përpara.

Provimet e Maturës Shtetërore 2023 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Mjetet që duhet të keni me vete

Maturanti/kandidati duhet të ketë me vete ditën e provimit dokumentin e identifikimit si dhe mjetet e nevojshme: stilolaps, vizore, kompas, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Nuk duhet të merrni:

Nuk duhet të keni me vete asnjë mjet tjetër që nuk shërben për provim.
Maturanti/kandidati, i cili paraqitet në qendrën e provimit dhe/ose konstatohet gjatë provimit me celular përjashtohet nga ai provim, por ka të drejtë ta japë atë në sesionin pasardhës.

- Advertisement -rrrrrrr

Pikët e testit dhe kalueshmëria

Provimet e Maturës zhvillohen me shkrim.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Maturanti konsiderohet mbetës në provim nëse ka marrë më pak se 25% të pikëve të testit.

Çfarë duhet të bëni pasi merrni testin?

Maturanti/kandidati pasi merr testin, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj), si dhe nëse është lloji i testit që ka kërkuar në formularin A1/A1Z.

Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP, dhe duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit.

Plotësimi i testit të Maturës

Maturanti/kandidati plotëson testin me një ngjyrë (të zezë ose blu).

Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidati rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë.

Nëse maturanti/kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.

Çfarë duhet të bëni pasi mbaroni provimin

Maturantët/kandidatët, kur e dorëzojnë testin, nënshkruajnë për dorëzimin e tij në listën që disponon AP.

Maturantët/kandidatët që e dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit përpara kohës së përfundimit të testit. Ata grumbullohen brënda qëndrës së provimit në një mjedis të përcaktuar më parë.

@Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...