E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rrëfimi prekës i studentes: Ëndrra ime për të studiuar mjekësi nuk u realizua për shkak të një gabimi

- Advertisement1-

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë.


Një prej tyre i ka rrëfyer kryeministrin pengun e saj, që nuk mundi të vazhdonte studimet për mjekësi tre vite më parë, për shkak të një gabimi.

- Advertisement -

Biseda:

Studentja: Nuk dija që do kisha shansin të ndaja me ju një peng. Unë jam studente në vitin e tretë për Biologji te Shkencat e Natyrës. Në vitin e tretë të gjimanazit ëndrra ime ishte që të vazhdoja mjekësinë e përgjithshme, por për shkak të një gabimi, një faj që nuk rëndonte mbi mua, nuk arrita dot të realizoja ëndrrën time. Uroj shumë që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër këtu. (përlotet)

Rama: Më vjen keq nuk e di rastin konkret sepse faktikisht prej disa vitesh tani është automatike hyrja në universitet sipa nivelit të cdo nxënësi. Kështu që mbase i përket vitit përpara se t futej platforma e hyrjes në universitet, por sidoqoftë. Çfarë ka ndodhur?

Studentja: Nuk isha informuar siç duhet…

Rama: Nuk ka qenë sistemi që ka bërë gabimin, realisht u çudita sepse faktikisht qysh se është futur ky sistem nuk ka asnjë ankesë. Sepse është krejtësisht objektiv. As nuk mund të ndërhyhet nga jashtë, siç ndodhte përpara dhe as nuk mund do të fshihet në rast ndërhyrje. Rëndësi ka që u sqaruam që s’ka lidhje me sistemin. Çështja e koeificientëve të lëndëve me zgjedhje nuk i përkasim sistemin. Rrugës mbase do të vi dita që sa mirë më ndodhi ashtu atëherë. Nuk e harroj asnjëherë një faj nga më të zakonshmet të mbajtur për Steve Jobs, është fjala e mbajtur përpara studentëve dimplomantë, ku tregon sesi të gjitha ato momente të jetës së tij kur gjërat shkuan keq, përcaktuan në fakt atë që u bë suksesi i tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...