- Advertisement1-
Lina Marku ka rritur me mundim 8 fëmijë, dy djem dhe 6 vajza. Bashkëshorti është ndarë nga jeta nga sëmundje e pashërueshme, e tashmë që fëmijët kanë krijuar familjet e tyre, 67-vjecarja gjendet mes 4 rrugëve.
“Jashtë jam prej tre netësh. Nuk kam mundur të paguaj qiranë e shtëpisë, as dritat as ujin s’mund ti paguaj. Jam e sëmurë me diabet me sëmundje, me një veshkë, nuk shoh mirë”, tha ajo për TV Report.