E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrëfimi për rrahjen e nxënësve nga arsimtari në Blaç të Dragashit, banorët kishin kërkuar ndërmjetësim edhe të hoxha i fshatit

- Advertisement1-

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj një mësimdhënësi nga Dragashi, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “hakmarrje”.

Prindërit kanë treguar se ky nuk është rasti i parë që arsimtari në fjalë ka kryer këtë vepër.

- Advertisement -

Brenda shkollës fillore “Ilmi Bahtijari” në fshatin Blaç të Dragashit duket se ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në maj të këtij viti.

Një arsimtar i kësaj shkolle tani po akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj disa nxënësve në këtë shkollë.

Madje një gjë të tillë në polici me 13 maj e kishte denoncuar Besar Zejnullahu, që është prind i njërit prej nxënësve të kësaj shkolle.

Lajmërimi i rastit është bërë në Polici ndërsa i njëjti nuk heziton që edhe këtë të marte të tregoj rrëfimin e tij në lidhje me këtë ngjarje.

“Rasti ka ndodh shumë herë por kjo ka qenë rasti i fundit kur unë kam vendos me shkua në polici. Arsimtari i ka thanë: “nëse nuk i qitni duart do t’iu godas në trup me rrip”. E kemi dërguar edhe hoxhën e fshatit me intervenua që të mos ndodhin ngjarje të tilla, por rrahjet e nxënësve kanë ndodhur përsëri. Unë kam shkua në polici dhe e kam dorëzuar materialin”, ka deklaruar Zejnullahu.

Për këtë këto veprime të arsimtarit të matematikës i cili sipas prindërve nxënësit i kishte rrahur gjatë orës mësimore, nuk kishin dijeni drejtoria e shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtori, Naser Meleqi thotë se për këtë u njoftua nga drejtoria e arsimit në Dragash.

“Ne e kemi një flet që i shënojmë krejt problemet e ditës, pasi nxënësit nuk na kanë lajmëruar. Ditën e shtune unë jam lajmëruar nga drejtoria e arsimit në Dragash”, ka theksuar Neser Meleqi-Drejtor i shkollës “Hilmi Bahtijari”.

Prindërit kanë bërë edhe një paralajmërim. Ata duanë largimin e arsimtarit në fjalë, ndërsa kërkesa e tyre nuk dihet nëse do të realizohet.

Të paktën për këtë ende nuk ka vendosur komisioni disiplinor, thotë drejtori i arsimit në komunën e Dragashit, Selim Kryeziu.

“Ne kemi formuar një komision por fatkeqësish ka ngecur për të marr vendimin e duhur. Unë kom biseduar më të gjitha palët. Gjykata ka filluar procedure dhe nuk e di cila do të jetë masa e komisionit të formuar”, ka thënë Selim Kryeziu – Drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit.

Hetimet për këtë rast kishin filluar nga muaji maj. Fotot e videot e dërguar e në të cilat shihen shenjat e dhunues dhe dëshmitë e nxënësve, janë shkas që të hënën e 25 korrikut, Prokuroria Themelore në Prizren të ngrit akuzën kundër arsimtari D.M me dyshimin për kryerjen e veprave penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “hakmarrje

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...