RRËFIMI: Mustafa Tema, mësuesi që nisi punë në moshën 18 vjeçare

- Advertisement -

Profesioni i mësuesit është një nga më të dashurit dhe më të nderuarit në shoqëri. Ata që e ushtrojnë këtë profesion shpesh konsiderohen si prindër të dytë për nxënësit e tyre.

- paragrafi 1 -

Një pjesë e kësaj armate mësuesish kanë përballuar vështirësi të mëdha gjatë jetës së tyre, për të ndihmuar në ndërtimin e së ardhmes për brezat e rinj.

- Advertisement -

Një shembull i shkëlqyer është Mustafa Tema, i cili nga fshati Greps i Krujës, që në moshën 18-vjeçare, ka filluar të ushtrojë profesionin e mësuesit në zonat e malësisë së Krujës.

Vështirësitë me të cilat është përballur gjatë gjithë karrierës së tij kanë qenë të shumta, sa kur I dëgjon, të duket e pabesueshme se si një arsimtar ka kaluar kaq shumë peripeci për të kryer misionin e tij fisnik, atë të edukimit të brezave.

Mustafa Tema thotë se kënaqësia më e madhe është kur sheh se si ata nxënës që ka mësuar, sot kanë arritur suksese të mëdha. Ata drejtojnë institucione shtetërore, shëndetësore, janë inxhinierë e drejtues politikë në vend.

- Advertisement -

Sot, ai është krenar që njëri prej fëmijëve ka ndjekur hapat e tij dhe është bërë gjithashtu mësues në fshatin Greps, duke vazhduar kështu traditën e edukimit dhe përkushtimit ndaj arsimimit./abcnews.al