Rrëfimi i veçantë i drejtorit nga Rahoveci për një ngjarje të paraluftës: Si shpëtoi nxënësi pasi serbët na gjuajtën…

- Advertisement -

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini”, në qytetin e Rahovecit.

- paragrafi 1 -

Drejtori Kryeziu në këtë intervistë ka rrëfyer edhe një ngjarje të kohës së paraluftës kur ishte mësimdhënës.

- Advertisement -

Ai rrëfen se si disa fëmijë të nacionalitetit serb, thyen xhamin e klasës i cili bie një nxënësi pranë kokës, por që fatmirësisht shpëton.

“Janë shumë raste, po e veçoj një: ishim në zhvillim të orës mësimore dhe një moment gjuajnë me gurë nga jashtë disa fëmijë të nacionalitetit serb, thyhet xhami dhe i bie nxënësit në klasë pranë kokës, nxënësi shpëtoi por të gjithë u shqetësuam, gjithashtu edhe unë e ndjeva shqetësimin, arrita që ta evitoj këtë shqetësim me një ndjenjë frymëzimi për trasimin e rrugës sonë kombëtare që të arrijmë të shtrenjtën liri dhe pavarësi duke e shënuar si një sacrifice, u eliminua shqetësimi me një duartrokitje nga nxënësit”.

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona