Rrëfimi i të riut nga Kukësi që u bullizua kur ishte në shkollë: Edhe kur dilja me bagëti, ëndërroja pastiçerinë

- Advertisement -

Selam Allaraj, nga Kukësi në emisionin “Jeto me Orën’, në RTV Ora, ka rrëfyer se kur ishte në shkollë bullizohej nga shoqëria.


Ai thotë se e përjashtuan nga shkolla, për shkak të mungesave, pasi asokohe ai dilte me bagëti.

- Advertisement -

Pavarësisht vështirësive që ka, Allaraj sot është në Itali dhe vlerësohet si një nga pastiçierët më të mirë në Venecia.

Selam Allaraj: Në klasë të katërtën më përjashtuan nga shkolla për disa mungesa, pasi asokohe më shumë punoja. Në moshën 18-vjeçare u largova nga fshati shkova në Tiranë. Në 2007 erdhi në Itali, 4 orë punoja pa lekë dhe 8 orët e tjera punoja me lekë. Mua më paragjykonin kur thoja doja të bëhem pastiçier. E shkuara ka lënë gjurmë në familjen time. Në ‘95 humba dy vëllezërit e mi. Pasi erdha në Itali dalëngadalë arrita aty ku doja doja. Historinë time nuk e kam treguar këtu në Itali. Ku jam unë nuk ka bullizëm dhe ndihem mirë.