E shtunë, 18 Janar, 2025

Rrëfimi i rrallë i mësuesit: Nga brezi i parë i nxënësve tek momentet më të lumtura në jetën e tij

- Advertisement1-

Xhovasar Çakmaxhian, mësuesi me origjinë armene, por që ka studiuar dhe punuar në Shqipëri vjen me një rrëfim të rrallë për jetën e tij.

I diplomuar për mësues Bilologj-Kimi, Çakmaxhian ka vijuar më tej studimet për Kimi Industriale.

- Advertisement -

Jeta e tij si arsimtar në vendin tonë ka nisur qysh në vitn 1957, ku fillimisht ka dhënë mësim në shkollat 9 vjeçare, ku si brez të parë të nxënësve ka pasur Jorgo Papingjin apo Agron Çobanin, për të kaluar më pas si mësimdhënës i lëndës së Kimisë në gjimnazin Qemal Stafa.

Xhovasar Çakmaxhian në emisionin “Autor” në RTSH1 shprehet se në këtë gjimnaz ka kaluar periudhën më të bukur të jetës, rininë e tij, për të kaluar më pas nga mësues në postin e nëndrejtorit të kësaj shkolle.

“Quhem Xhovasar Çakmaxhian me origjinë armene, 100% armen dhe 100% shqiptar.

Kam punuar si mësues kimie që në shkollat 9 vjeçare, të mesme, pedagog në Universitetin e Shkencave të Natyrës, për lëndën e Kimisë, autor tekstesh, kam qenë punonjës shkencor. Jeta më e mirë e imja ka qenë gjimnazi Qemal Stafa ku me vite kam prodhuar nxënës të mrekullueshëm. Më vonë jam marrë edhe me aktivitete shoqërore, kam krijuar dhe kam vazhduar pikërisht me komunitetin armen të shqiptarëve të cilët kanë dhënë një kontribut të gjithë në fusha të ndryshme.

Është e vërtetë që kam kaluar një jet të tërë në arsim, qysh në vitin 1957, 21-22 vjeç kur mbarova Biologji-Kimi për herë të parë, pastaj vazhdova Kimi Industriale natën dhe pasi kalova në shkollat 9 vjeçare të Tiranës, duke pasur nxënës që tani janë bërë sumë të rritur si Jorgo Papinxhi, Vaso Shakëk, Agron Çobanin e kam pasur nxënës dhe më vonë kalova në gjimnazin Qemal Stafa ku atje kalova jetën më të bukur të jetës time. Kalova rininë time, si mësues fillimisht e më pas si nëndrejtor”, tha mësuesi armen Xhovasar Çakmaxhian.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...