E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrëfimi i profesorit shqiptar që jeton në Kanada: Telefonat dhe makinat u krijuan falë këtyre shqiptarëve

- Advertisement1-

Telefonat dhe makinat u krijuan falë këtyre shqiptarëve! Rrëfimi i profesorit nga Kanadaja!

Pasi u largova nga Shqipëria në vitet ’93, gjatë qëndrimit në Kanada, rastësisht u njoha me biznesmenin Fisnik Prishtina, djali i Hysen Prishtinës. Hysen Prishina ka qenë kryetar i Bashkisë së Prishtinës, në periudhën kur shpëtoi çifutët nga gjermanët. Ai i pajisi me pasaportë, familje patriotike.

- Advertisement -

Ai më shtyu që të isha i pari që të kisha licencë, për të sjellë shqiptarë në Kanada. Më përkrahu shumë, pasi diploma shqiptare nuk njihej në Kanada. Më pas u mundësua që diploma shqiptare të njihej në Kanada, nëse aplikoje, si pedagog, apo inxhinier.

Solla shumë studentë, miq, dhe familjarë. Më pas jam marrë me lloj lloj punës, shofer kamioni, autobusi, në fabrikë, por para 10 vitesh mu dha sërish shansi që të punoja në arsim.

Më kanë frymëzuar pedagogët e mi, shqiptarët që kanë qenë shumë të suksesshëm, dhe që duhet t’i njohim. Janë shumë modestë.

Të gjithë shqiptarët duhet ta njohim Vangjel Zakën, inxhinier elektronik por njeri mjaft modest. Profesor Zaka, ka bërë kërkime mbi prodhimin e automjeteve.

Telefonin celular që ne përdorim, ka katër patenta telekomunikacioni, të një fizikanti shqiptar, Kristi Bançe. Gjeni i Shqipërisë. Është ai shqiptar që ne sot kemi celularë në duar, por si njeri modest, nuk ka pranuar të bëhet publik në media.

Shqipëria dhe bota duhet ta dijë, se në këto mjete, ka qenë dorë e një shqiptari. Ka shumë shqiptarë që na nderojnë, por pak ia dinë rëndësinë. Të gjithë janë arsimuar në Shqipëri, p.r.sh. Kristi Bançe ka përfunduar fizikë në Fakultetin e Shkencave”, tha Gusho./dritare.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...