Rrëfimi i nxënësit 6-vjeçar: Mësuesja i hodhi lulet e 7-marsit, mbushi 5 kosha plot

- Advertisement5 -

Semi Brahaj, djali i ish-oficerit të RENEA-s, Shkëlzen Brahajt, ka treguar se mësuesja e tij i hodhi lulet që nxënësit i kishin dhuruar për 8 marsin në koshin e mbeturinave.

- paragrafi 1 -

I ftuar bashkë me të atin në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku shkoi i veshur si Cowboy, ai tha se mësuesja bën si e sëmurë në klasë që nxënësit të rrinë urtë.

- Advertisement - M1

Ai tha gjithashtu se mësuesja e fiskulturës i bërtet shpesh, vetëm se mendon se ai bën muhabet në orë të mësimit.

“Me mësime shkoj mirë, jam i pari i klasës. E kam një lëndë të preferuar. Matematikën po. Fiskulturën e kam të preferuar, por mësuesja na bërte. Sepse vetëm një gjë të bësh me atë, përshembull kur unë kërkoj një stilolaps se e kam harruar nga shoku, mësuesja më bërtet dhe më thotë pse kthehesh pas.

Mendon se po bëj muhabet me shokun. Sa herë shkoj në banjë, buqetat e luleve në kosh të mbeturinave. I hodhën mësueset. Vetëm për të harxhuar lekë i blejnë nxënësit. I pashë vetë te koshi i tualetit, 5 kosha me lule.

- Advertisement - m2

Nuk e dua edhe aq shumë mësuesen. Le të më dëgjojë, më plasi mua. Po të kishe qenë te klasa ime do e kishe kuptuar mirë. Mësuesja bën si e sëmurë që vetëm ne të rrimë mirë. Kam qejf të shkon në mal të Krujës, në Vorë edhe te liqeni. Herën e fundit kur kam shkuar te liqeni ishte kur isha 4 vjeç”, tha Semi.