E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Rrëfimi i nxënëses që ka zgjedhur të bëhet veterinere: Kam hasur me paragjykime, por e ndjek për pasion

- Advertisement1-

Arkida Isufi është nxënëse e vitit të parë në shkollën e mesme profesionale të Cërrikut. Ajo ka zgjedhur të bëhet veterinere, një profesion që e ka me shumë pasion, por ka hasur në paragjykime.

“Kur ua thash prindërve u pëlqeu shumë si ide dhe ishin gati që unë të filloja. Ndërsa kuru a thashë shoqërisë e paragjykuan por nuk është se i dëgjova shumë”, shprehet Arkida Isufi.

- Advertisement -

Interesi për të ndjekur arsimin profesional nga të rinjtë është në rritje, por në Cërrik janë vajzat ato që përbëjnë pjesën më të madhe të regjistrimeve për vitin shkollor 2024-25. Këtë na e dëshmojnë jo vetëm mësuesit por edhe veterineret e ardhshme.

“Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme ishte vazhdimi i pasionit. Që në moshë të vogël e kisha pasion të merresha me kafshët, dhe këtë ëndërr vendosa ta ktheja në pasion”, thotë një tjetër nxënëse.

Ana Mino, mësuese në shkollën e mesme profesionale të Cërrikut “Mihal Shahini”, thotë se numri i vajzave të regjistruara në vitin e parë është rritur me 40 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

“Siç i shihni vajzat kanë shprehur interes në degën e veterinarisë. Në 5-vitet e fundit kemi rritje të regjistrimeve. Tashmë informohen që punësimi ndodh pas shkollës së mesme, sepse njihen si teknikë të mesëm. Edhe nëse duan të punojnë jashtë vendit diploma nuk njihet menjëherë”, shprehet mësuese Ana Mino.

Në shkollën “Mihal Shahini” mësojnë 138 nxënës nga gjithë qarku i Elbasanit, që i përgatit ata në drejtimet e Bujqësisë, Veterinarisë dhe Teknologjisë Ushqimore. /Shqiptarja.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shembull i mirë: Mërgimtarët dhurojnë një videoprojektor për shkollën “31 Marsi” në fshatin Guri i Kuq të Rahovecit

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për shkollat. Së fundmi disa mërgimtarë kanë dhuruar donacion një videoprojektor...

Kasafortat ‘zgjidhje’ për nxënësit, shkolla “Pavarësia” në Prishtinë ndalon telefonat gjatë tërë procesit mësimor

Rikthimi nga pushimi vjeshtor, nxënësit e klasës së tetë të shkollës ‘Pavarësia’ në kryeqytet,...

“Roblox, lojë e rrezikshme për fëmijët” – sociologu këshillon prindërit

Sociologu Jeton Brajshori ka ngritur shqetësime në lidhje me lojën “Roblox” dhe ndikimin negativ...

160 çerdhet e premtuara, Nagavci aktivizohet para zgjedhjeve – për një muaj kontrata në vlerë afër 3 milionë Euro

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavcin, është aktivizuar në muajt e fundit të mandatit për...