E enjte, 7 Nëntor, 2024

Rrëfimi i një nëne të re, nga depresioni në një motivuese për jetën…

- Advertisement1-

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ Fatjona Cici rrëfeu sesi ‘ leksionet’ e depresionit postpartum e kthyen në një motivuese për jetën.


Lindja e një fëmije mund të shkaktojë një sërë emocionesh të fuqishme, nga lumturia tek frika dhe ankthi. Por mund të rezultojë dhe në diçka që mund të mos pritet, depresion. Disa nëna të reja përjetojnë një formë më të rëndë dhe të gjatë depresioni të njohur si depresioni postpartum. Në raste më të rralla, një çrregullim më ekstrem i humorit i quajtur psikoza postpartum mund të zhvillohet pas lindjes. Kjo është edhe historia e Fatjona Cici, e cila përjetoi pikërisht këtë gjë, pas lindjes së vajzës së saj. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ajo rrëfeu sesi ‘ leksionet’ e depresionit postpartum e kthyen në një motivuese për jetën.

- Advertisement -

‘’Mikeshat e mija që ishin bërë nëna përpara meje më jepnin këshilla se si të lyhesha me krem, me vajra që mos më mbeteshin shenja në lëkurë, më jepnin këshilla se sit ë përgatisja çantën e martenitetit, se si të përgatisja çntën e bebit, por ne harrojmë t’I japim këshilla për gjënë më të rëndësishme që është shëndeti mendor i nënës së re’’ u shpreh ajo.

Fatjona tregoi se çfarë përjetonte cdo here që kishte një atak paniku:

‘’Fillon me një mpirje të lehtë të gjymtyrëve,të duarve, të këmbëve, të nofullave, dhe mbas koke fillon e ndjen komplet të mpirë, dhe fillon të errësohet gjtihcka deri sa humb vetëdijen. Ka raste, si rasti I fundit që për 30 minuta unë nuk jam çuar dot në këmbë, nuk I ndjeja këmbët.Dhe ka qenë një situatë vërtet panik dhe shumë tmerr për mua sepse kisha vajzën aty që qante dhe unë nuk çohesha dot ta merrja ’’ rrëfeu ajo.

Por si arriti ta kalonte këtë gjendje dhe të krijojë video motivuese për nënat e tjera, ajo dha disa këshilla që çdo nënë e re duhet t’i mësojë:

‘’Në rradhë të parë është shumë e rëndësishme që të ndjehemi mië me veten, domethënë ne nuk mund të ndihemi mirë me veten kur jemi mbi peshë. Unë kam qenë 81 kile,fillova aktivitetin fizik, hapi parë është që të fillojmë aktivitetin fizik, të lëvizim fizikisht, aktiviteti fizik na ndihmon shumë me gjendjen psikologjike dhe emocionale. Hapi I dytë, në momentin që ti mendon negativisht, do ndalosh dhe do bësh atë që quhet ‘ rituali mirënjohjes’ të gjedh diçka të vogël në jetën tënde që je mirënjohëse’’ përfundoi ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...