E premte, 26 Korrik, 2024

Rrëfimi i një nëne: Ju lutem mos i mallkoni fëmijët tuaj kur jeni të zemëruara

- Advertisement1-

Një ditë, isha duke pastruar shtëpinë. Papritmas erdhi biri im dhe e rrëzoi një vazo prej qelqi. E theu atë.

U hidhërova me të, sepse vazoja ishte shumë e shtrejte për mua, ishte dhuratë nga nëna ime. E kisha shumë të dashur atë vazo dhe doja ta ruaja. Nga hidherimi i tepërt, e mallkova tim bir. “Tu thefshin eshtrat!” – i thashë.

- Advertisement -

Kaluan vite më pas, dhe unë e kisha harruar këtë ngjarje. Isha e treguar e papërgjegjshme dhe e pakujdesshme ndaj fjalëve që kisha thënë. Nuk e kisha menduar se ajo lutje do të ishte ngritur në qiell, transmeton supergrate.

Biri im u rrit me vëllezërit e motrat e tij. Ka qenë djali më i dashur për zemrën time dhe kujdesesha shumë për të. Ka qenë shumë i mirë ndaj meje, shumë më tepër se vëllezërit e motrat e tij. Studioi, diplomoi, u punësua dhe po mendonte për martesë.

Kemi pasur një objekt të vjetër të cilin donim ta rindërtonim. Ditën që punëtorët bëheshin gati ta rrënonin objektin, djali im kishte shkuar aty. Gjatë punës, për një moment djali im ishte larguar dhe askush nuk e kishte vërejtur. Muri që po shembnin punëtorët kishte rënë mbi të. Në momentet e rrëzimit, kishin dëgjuar bërtimën e tij, dhe më pas heshtje. Ishte zhdukur zëri i tij.

Punëtorët ishin tmerruar. E kish nxjerrë nga poshtë rrënojave dhe kishin thirrur ndihmën e shpejtë. Nuk kishin mundur ta bartnin atë, nga thyerjet e shumta në trup. Me shumë vështirësi e kishin dërguar në spital. Kur më telefonuan për të më treguar çfarë kishte ndodhur, në çast mu shfaq para syve momenti kur e kisha mallkuar. M’u kujtuan fjalët që kisha thënë.

Kisha qarë derisa kisha humbur vetëdijen. Pastaj u zgjova në spital. E pashë tim bir në një gjendje që më mirë të mos e shihja. Në ato momente iu ndalën të rrahurat e zemrës dhe ai u largua nga kjo botë.

Kam bërtitur dhe kam qarë sa s’bëhet. Sikur të kthehej ai në jetë, dhe t’i thyejë të gjitha zbukurimet e shtëpisë sime. Sikur t’më thahej gjuha e t’mos i thoja ato fjalë.

- Advertisement -rrrrrrr

Por kjo më nuk bën dobi. Prandaj, porosia ime për të gjitha nënat është: Mos nxito të mallkosh fëmijët e tu kur je e zemëruar. Asnjëherë mos u lut kundër tyre.

Sikur shpirti im të bashkohej me atë të birit tim, dhe të shpëtoja nga kjo dhimbje me të cilën jetoj çdo ditë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...