Rrëfim prekës nga Imer Mushkolaj: Sa herë vjen tetori përmallohem, kujtoj braktisjen e një fakulteti për shkak të mungesës së mjeteve financiare

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj ka bërë një rrëfim prekës për kohën kur kishte nisur studimet në Prishhtinë, me ç’rast thotë se tetori i sjell ndërmend sakrificën e familjes që ia mundësuan të shkollohet, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kujtoj nanën që shtrëngonte duart thatë teksa më përcillte, gjyshen teksa më lëshonte në dorë pak kursime t’faluna e t’ruajtuna me kujdes, babën që m’i jepte njëqind marka t’marruna borxh, sa për ta paguar semestrin dhe një muaj jetesë në kryeqytet“, ka rrëfyer Mushkolaj përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Mushkolaj ka shkruar tutje se sa herë vjen tetori përmallohet, pasi kujton braktisjen e një fakulteti, shkaku që nuk mund t’i përballonte financiarisht mjetet e nevojshme për studime.

Postimi i tij i plotë:

Sa herë vjen tetori iu marr lakmi studentëve të rinj. Kthej kohën mbrapa, kur erdha të studioj në Prishtinë.

- Advertisement -

Sa herë vjen tetori sjell ndërmend sakrificën e familjes për të më mundësuar të vazhdoj shkollimin.

Kujtoj nanën që shtrëngonte duart thatë teksa më përcillte, gjyshen teksa më lëshonte në dorë pak kursime t’faluna e t’ruajtuna me kujdes, babën që m’i jepte njëqind marka t’marruna borxh, sa për ta paguar semestrin dhe një muaj jetesë në kryeqytet.

Sa herë vjen tetori përmallohem, përderisa kujtoj braktisjen e një fakulteti, shkaku që nuk mund t’i përballoja financiarisht mjetet e nevojshme për studime.

Sa herë vjen tetori më vijnë ndërmend baba, gjyshja e nana që nuk jetojnë ma, e të cilët jetuan një jetë të vështirë, por plot dinjitet.

M’kujtohet dashnia e pamasë që ma dhanë, e unë ndihem borxhli ndaj tyre. Borxhli e i përulur përjetësisht.

Sa herë vjen tetori.