Rrahim Bekteshi nga Samadraxha e Suharekës, drejtor i shkollës “Emin Duraku” në Prizren ka bërë një rrëfim të jashtëzakonshëm, jo për punën e tij si udhëheqës shkolle, por për kohën e luftës, kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe rënien e dëshmorit Bekim Bekteshi.
Ai ka kujtuar 19 gushtin e vitit 1998, luftimet që kishin ndodhur atë kohë mes UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe në mes të fshatrave Apterushë – Zaqisht (Aksi rrugor Therandë – Rahovec), shkruan AlbanianEducation.net.
Lexoni të plotë rrëfimin nga Bekteshi për luftën:
Në ditën e sotme të 19 Gushtit 1998 në pozicionet (istikamet) në mes të fshatrave Apterushë – Zaqisht ( Aksi rrugor Therandë – Rahovec) filluan luftime të ashpra në mes të forcave të UÇK-së dhe Ushtrisë dhe policisë serbe të cilët ishin nisur me një konvoj të automjeteve të mekanizuara dhe të blinduara.
Mëngjesi i 19 Gushtit 1998 fillojë me granatimet kundër pozicioneve tona nga Landovica, Shiroka dhe Hoqa e Madhe.
Rruga e barrikaduar nga njësitet tona të përkrahur nga fshatarët e fshatit Apterushë dhe Zaqisht nga afërsia e Hoqës së Madhe e deri në afërsi të fshatit Zaqisht i vonojë në kohë makinerinë vrastare serbe dhe mundësojë konsolidimin e rradhëve tona, kështu qe eskavatori tanksë i tyre punonte në pastrimin e barrikadave kurse pozicionet tona pandërprer goditeshin me projektile të kalibrave të ndryshme.
Kur konvoji i kësaj makinerie vrastare serbe mendoj që kishte pastruar barrikadat u nis sërish në drejtim të pozicioneve tona, por ne kishim kryer planin B, pasi unë Rr.B. së bashku me bashkëluftëtarin Xhevdet Jollxhiun dhe Ruzhdi Morinën (absolvent i Fakultetit të Ndërtimtarisë) që të dy nga fshati Samadraxhë i Therandës kishim hap një gropë në mes të rrugës së asfaltuar mbi fshatin Zaqisht, rruga që lidhte Suharekën me Rahovecin dhe konvoji i policisë dhe ushtrisë serbe mbeti i bllokuar dhe tani pasi në vijë gjeografike ishin afër nesh, ne filluam të gjuajmë në drejtim të konvojit, ku beteja ishte mjaft e përgjakshme, snajperistët tonë qëllonin pandërprerë ku do të veçoja heroin e kombit Reshat Muqaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë, por edhe granatimet nuk pushonin në drejtim tonë.
Dua të përmend së në vijën e parë të frontit ishin edhe bashkëluftëtarët Dyrishahe Bugari dhe Qelebie Elshani( mësimdhënëse dhe kolege të SHF “Dituria” në fshatin Samadraxhë) të cilat qëllonin me pushkë M48.
Gjatë granatimeve serbe në këtë betejë bie për të mos rënë kurrë në vijën e parë të frontit Bekim Bekteshi në moshën 27 vjeçare, plagosen rëndë Bajram Bekteshi (gjeneral i pensionuar), Nexhat Cikaqi (nënkolonel) dhe 6 bashkëluftëtar të tjerë me plagë të lehta.
Beteja zgjati tërë ditën dhe ndërrimi i bashkëluftëtarve u bë gjatë natës në pozicione për shkak të snajperistëve.
Të nesërmen me datë 20 Gusht 1998 me nderime ushtarake u varros dëshmori Bekim Bekteshi në varrezat e fshatit Samadraxhë. Fjalimin kryesor në varrimin e dëshmorit Bekim Bekteshi e mbajti eprori, veprimtari dhe luftëtari palodhur i çështjës kombëtare Rexhë F. Morina.
Për 10 ditë radhazi Ushtria dhe policia serbe nuk do të mund të depërtojnë dhe t’i marrin këto pozicione deri sa kishin mësyrë anën tjetër, duke e marrë fshatin Reshtan dhe Studenqan nga qyteti i Therandës.
Mediat serbe propagandonin se në këto pozicione po luftojnë mercenar të huaj dhe është i pamundshëm depërtimi, dhe se vetëm aviacioni duhet të përdoret për marrjen e këtyre pozicioneve.
Bashkëluftëtari Driton Mamaj tani prof dhe trajner i futbollit kështu do të evokojë në një shkrim dëshmorin Bekim Bekteshi:
Ndonëse ishte roje gjatë gjithë natës me bashkëluftëtar të tjerë në pikën nr. 3, me t’u bërë ndërrimi në orët e para të mëngjesit, Bekimi bashkë me shokë dorëzojnë pikën në duart e ushtarëve tjerë të ndërrimit.
Me qetësinë e tij shpirtërore që kishte dhe me edukatën që rrezatonte i drejtohet ushtarit përgjegjes të ndërrimit që do ta merrnin pikën:
Po citoj:
“Prof gjithçka është në rregull dhe s’ka asnjë lëvizje deri më tani të shkijeve!”
Me fjalën prof. ju drejtua një të riu nga i njëjti fshat, që sapo kishte mbaruar Fakultetin e Kulturës Fizike dhe ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare!
Me këto fjalë gjithmonë e kujton Bekimin profa, ndonëse ishte më i ri në moshë se Bekimi, por ai dinte shumë bukur të respektonte të tjeret, sepse kishte virtyte te larta njerëzore.
Duke u kthyer nga pika nr.3 drejt shtabit jepet alarmi per sulm nga forcat serbe dhe Bekimi pa asnjë dilemë kthehet ne vijen e parë te frontit dhe bie m’u atë dite per te mos vdekur kurrë!
Eshte nje detaj qe kurrë se harroj
Gjithmonë më sillen në mend këto fjalë
Ishin fjalët e fundit me Bekimin
Lavdi e përjetshme për dëshmorët e kombit!