Rrëfim frymëzues nga një ish-nxënës: Nga pasiguria te motivimi – rruga ime në Qendra e Kompetencës Prizren

- Advertisement5 -

Shpesh, mjafton një ambient i sigurt dhe një profesor që beson në ty për të ndryshuar rrjedhën e jetës. Ky mesazh na ka ardhur nga një ish-nxënës për median Albanian Education (albanianeducation.net), i cili dëshiron të mbetet anonim. Ai përshkruan transformimin e tij nga pasiguria dhe mungesa e motivimit te besimi në vetvete dhe arritjet.

- paragrafi 1 -

Lexoni rrëfimin e tij frymëzues: 

- Advertisement - M1

Kam përfunduar mësimin në Qendra e Kompetencës Prizren. Kam ardhur nga një shkollë teknike dhe në atë kohë isha shumë i pasigurt për të ardhmen time. Nuk kisha motiv, nuk kisha vullnet për të mësuar dhe mendoja se ndoshta shkolla nuk ishte për mua. Por vendimi për t’u regjistruar në Qendër ka qenë vendimi më i mirë i jetës sime.

Në këtë shkollë kam gjetur një ambient krejt ndryshe. Jam ndjerë i sigurt, i respektuar, i vlerësuar dhe i pranuar ashtu si jam. Profesorët kanë qenë shumë të afërt me nxënësit, gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar, për të kuptuar dhe për të na nxitur përpara. Këtu mu kthye besimi në vetvete dhe motivi për të vazhduar shkollën deri në fund.

Dua të veçoj veçanërisht profesoreshen Arita Zogjani. Ajo nuk ka qenë vetëm një mësuese, por një mbështetje e madhe për mua. Gjithmonë ka besuar në mua, edhe kur unë nuk kisha besim te vetja. Ka qëndruar pranë, ka dhënë këshilla, ka motivuar dhe nuk na ka lënë kurrë të dorëzohemi. Përkushtimi dhe zemra e saj e mirë e bëjnë një shembull të vërtetë për çdo profesor.

- Advertisement - m2

Falë saj dhe falë kësaj shkolle, unë arrita të përfundoj shkollën e mesme dhe të ndryshoj drejtimin e jetës time.

Le të jetë prof. Arita shembull për mësuesit e tjerë dhe Qendra e Kompetencës Prizren shembull për nxënësit që ndihen të humbur, të pavullnetshëm ose të pa motivuar. Ndonjëherë mjafton një profesor që beson në ty për të ndryshuar krejtësisht jetën tënde