Rrëfim emocionues nga Elbenita Kajtazi: Sot edhe motra ime e tretë u largua nga Kosova, rinia po ikin, studente e mrekullueshme por iu shua ëndrra

- Advertisement -

Një rrëfim emocionues e ka bërë Elbenita Kajtazi për Kosovën.

“Sot edhe motra ime e tretë Mirjeta po largohet nga Kosova drejt Gjermanisë, natyrisht që ndjehem e lumtur sepse po bëhemi tri motra të bashkuara në Hamburg, por njëkohësisht ndjej një trishtim që ma kaplon gjithë trupin.

- Advertisement -

Ju që edhe Mirjetës time i shuat ëndërrat në Kosovë, ashtu siç i shuat ëndërrat edhe Fitorës edhe Fitimit e edhe Flakës, tre studentë të mrekullueshëm që lanë Kosovën gjithashtu gjatë këtij viti, ju diletantë të paskrupullt, ju jeni turpi i kombit Shqiptarë, ju që në vend t’i avanconi e ti përkrahni në rrugëtimet e tyre të ndritshme ju i shkelët me këmbë, ua shuat ëndërrat dhe i detyruat të largohen nga vendi i tyre, ju jeni e keqja e Kosovës time!

Mirë se vini rini e ndritur, mirë se vjen Mirjeta në një vend ku nuk gjykohesh pse je femer, nuk gjykohesh pse je e fuqishme, nuk gjykohesh pse ke ëndërra dhe nuk gjykohesh pse je zë i fuqishëm!

Mirë se vjen Mirjeta në një vend ku po pate dëshirën dhe pasionin, do fluturosh sepse vetëm qielli është limiti yt.

- Advertisement -

Do të kthehemi një ditë Kosova ime, do të kthehemi ta luftojm të keqën që të ka kapluar, e trishtë do të jetë kjo luftë por do e bëjmë me mish e shpirt bashkë me gjithë ato yje që jetojnë atje, bashkë me gjithë ata të rinjë të mrekullueshëm që kanë vendosur të rrijnë!“