Rrathët e errët të syve janë padyshim një nga problemet më të vështira estetike për t’u trajtuar.
Shkaktuar nga pagjumësia, mosha, alergjia etj., por edhe nga faktorët gjenetikë, rrathët e errët mund të shfaqen pak a shumë në mënyrë permanente.
Një metodë natyrale për zhdukjen e rrathëve të syve është përgatitja e një maske me bazë shafranin e Indisë.
Përdorimi i kësaj maske 2-3 herë në javë mund të zvogëlojnë shumë pamjen e rrathëve të errët e të bezdisshëm, në sajë të vetive lehtësuese dhe anti-inflamatore të shafranit të Indisë.
Për të përgatitur maskën në fjalë ju nevojiten këto përbërës:
-2 lugë pluhur shafran i Indisë;
-disa pika lëng domateje;
-disa pika vaj bajameje.
Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të integrohen së bashku.
Vendoseni nën sy masën e përgatitur dhe lëreni të veprojë për 25-30 minuta.
Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe më pas aplikoni një serum fytyre.
Shafrani i Indisë zvogëlon enjtjen, ashtu si dhe lëngu i domates, i cili është gjithashtu efektiv kundër enjtjes, e po ashtu, lufton mbajtjen e lëngjeve duke e hidratuar mirë zonën e prekur.