E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rrahman Jashari: Të mbështetën me 100 euro shtesë mësimdhënësit pas rritjes së çmimeve

- Advertisement1-

Rritja e çmimeve në produktet bazë për konsum në Kosovë, ka bërë që Sindikata e Bashkuar e Arsimit të dalë me një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin tha se kanë kërkuar që Qeveria t’i mbështesë ata me nga 100 euro, pasi sipas tij pas ngritjes së çmimeve të të gjithë artikujve është varfëruar shporta e punëtoreve të arsimit.

- Advertisement -

“Këshilli Drejtues në mbledhjen e jashtëzakonshme e ka parë të arsyeshme sepse Ligji i Pagave po shihet se ka tendenca të mos bëhet me kohë, nuk dihet se kur do të shkoj në Kuvend për votim. Ne kemi insistuar që pas ngritjes së vazhdueshme të çmimeve në të gjithë artikujt elementar ne kemi kërkuar nga Qeveria Kurti që të mbështesë të punësuarit në sektorin e arsimit me nga 100 euro në pagë. Konsiderojmë që është e udhës që Qeveria Kurti të intervenojë ti ndihmojë punëtorët e arsimit dhe të tjetër me një shtesë prej 100 eurove dhe kjo të vlejë deri sa të filloj implementimi i Ligjit të Pagave pas marrëveshjes me sindikatat. Pagat aktuale janë zbehur tani për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe konsiderojmë që qeveria Kurti duhet të intervenojë”, u shpreh Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...