E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rrahman Jashari që u nxori ‘telashe’ qeverive, paralajmëron pensionimin

- Advertisement1-

Ka 8 vjet që Rrahman Jasharaj ka lënë punën si mësimdhënës. Tani drejton njërën nga sindikatat me të mëdha në vend.

Për këto dy mandate, si kryetar i SBASHK-ut, thotë se është krenar që, sipas tij, e kthyen dinjitetin mësimdhënësve.

- Advertisement -

“Pastaj kështu vazhduam me ngritje, sepse pas luftës mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit e merrnin një pagë që konsiderohej si ndihmë sociale, shiheshin si njerëz me halle”, thotë Jasharaj.

E në gjithë këtë, sipas Jasharaj, më së shumti kontribuoi ish kryeministri Hashim Thaçi.

Por me Ramush Haradinajn si kryeministër, kishte debate goxha të ashpra.

“Nganjëherë unë e hetoja që po bëhej nervoz dhe ishte e natyrshme si kryeministër, por unë duke e ditur natyrën e tij dhe duke e ruajtur atmosferën entuziaste, i thoja kryeministër mësuesit të shohin si hero të luftës dhe paqes, ai ndihej mirë, e ma kthente po edhe mësuesit e viteve 90 janë heronj, dhe biseda merrte kahje tjetër”, tregon Jasharaj për Tëvë1.

Por, për dallim nga këta dy, me kryeministrin aktual thonë se nuk i kanë punët mirë.

“Është kryeministri Kurti, i cili edhe pas shumë kërkesave tona, nuk është takuar asnjëherë me ne”.

- Advertisement -rrrrrrr

Madje për Kurtin, ka edhe një thirrje publike.

“E pata thirrë edhe publikisht të bëhet anëtar i SBASHK-ut, e ti provojmë forcat, nëse fiton le të udhëheq edhe me SBASHK edhe me qeverinë e une kthehem në arsim”.

E pas gjithë punës që e bën, Jasharaj thotë se shumë herë është fyer e kërcënuar.

Edhe nëse jam më i poshtri në botë, familja nuk ka faj. Prandaj jam ndier keq, sepse kur kthehesha nga puna i shikojë fëmijët e fmi që janë të rritur e dalin me shoqëri, sigurisht iu thonë a e pe çka i thanë babait pa ndonjë qëllim me shikonin fëmija dhe e dija që me kanë fyer e pastaj e mbylla Facebookun.
Ndonëse gjithmonë lufton për ta ngritur pagën e punëtorëve të arsimit, sa paguhet vet Rrahman Jasharajn.

“Këshilli drejtues i SBASHK i përcakton pagat, e kam thënë disa herë, paga ime është sa dy paga të një mësimdhënësi”, tregon ai.
E në fund, Rrahman Jasharaj ka një lajm të keq për mësimdhënësit.

“Nëse Zoti s’ma ndërprenë mandatin dhe jetën, që është me vullnetin e tij, më të përfunduar të këtij mandati, me vjen koha të pensionohem”.

Jasharaj ne këto vite pune organizoi shumë greva deri në arritjen e qëllimeve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...