E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jashari: Nëse nuk rriten pagat e mësimdhënësve nuk do të ketë qetësi

- Advertisement1-

Projektligji i pagave për sektorin publik pritet që muajin e ardhshëm të arrijë në Kuvendin e Kosovës për miratim, thonë zyrtarë të Qeverisë. Nëse arrin të miratohet në këtë periudhë, zbatimi i tij nuk mund të fillojë deri në gjysmën e dytë të vitit 

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, thotë se nëse nuk përfshihen në projektligj kërkesat e SBASHK-ut, në “sistemin e arsimit parauniversitar nuk do të ketë qetësi”.

- Advertisement -

Kërkesat e SBASHK-ut, janë që të nivelizohet koeficienti i pagës së punonjësve arsimorë të ciklit të ulët me punonjësit e arsimit të mesëm të lartë.

“Mësuesit dhe arsimtarët me ligjin e ri duhet të jenë të barabartë sa i përket koeficientit, ashtu siç janë edhe tashmë. Nëse nuk përfillen propozimet tona të argumentuara, atëherë Qeveria le ta dijë se po na dërgon drejt një situate tjetër dhe kongresi mund të sjellë vendim për grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor”, deklaron Jasharaj.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë veta. Paga mesatare neto, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 542 euro.

Kurse, paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon, pasur nga Shqipëria me 248 euro. Në Bosnjë Hercegovinë paga minimale është 300 euro, në Maqedoni të Veriut 359 euro, në Serbi 401 euro dhe në Mal të Zi paga minimale është 533 euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...