Rrahman Jashari i drejtohet Kurtit: Ulu fol me drejtuesit e BSPK’së, s’dua të jem aty

- Advertisement -

Rrahman Jashari i SBASHK-ut i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të takohet me një pjesë të Këshillit Grevist të BSPK-së që të gjendet zgjidhja për grevën që po vazhdon ende.

- paragrafi 1 -

Madje për “të mos e cenuar procesin”, Jasharaj thotë se nuk do që të jetë në këtë takim.

- Advertisement -

“E kisha lut Albin Kurtin dhe kabinetin edhe ministrat që nesër që sot të takohen me një pjesë të Këshillit Grevist të BSPK-së, se tash nuk është punë veç e SBASHK-ut. Kërkesa të njëjta ka edhe Policia, por me ligjin për grevat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në greva. Që nesër që sot Kurti le të ulet me kabinetin e tij me Atdhe Hykollin dhe me anëtarë të Këshillit Drejtues të BSPK-së, le të ofrojnë mundësi dhe t’i pranojnë kërkesat tona. Nuk është në pyetje a jam unë, sdua të jem aty që mos ta cenoj procesin. Le të ulen, le të ofrojnë zgjidhje”, tha ai në “Pressing”.