E shtunë, 18 Janar, 2025

Rrahman Jashari e kërcënon Kurtin: Do ta bllokoj sistemin arsimor

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një përgjigje dhënë Insajderit, e ka kërcënuar qeverinë duke ia kujtuar grevat tre javore që e kishin bllokuar sistemin e arsimit .

Zëvendës Ministri i Arsimit, gjatë mbrëmjes të së premtes kishte deklaruar në rtv21 se aprovimi i Ligjit për Paga nuk do të thotë rritje e pagave ngase sipas tij, për tu rritur paga, duhet të rritet vlera e koeficientit dhe kjo siç tha ai, rritet me ngritje ekonomike.

- Advertisement -

Ndërkaq në lidhje me këto deklarata Insajderi ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili tha se një ligj i pagave pa ngriitje nuk i nevojitet.

“Uroj që deklarata e zv. ministrit të mos jetë e saktë dhe e tillë. SBAShK-u dhe sindikatat tjera kanë emëruar përfaqësuesit e vet dhe do të takohemi me grupin punues që është duke e përgatitur versionin e parë të ligjit të pagave. Një ligj i pagave që do të nguroste vlerën që kanë tani, nuk na nevojitet. Edhe në të kaluarën, në përpjekje të rritjes së koeficientit kemi bërë greva”, ka thënë Jasharaj për Insajderin.

“Janë ngitë çmimet në treg, do të rritet edhe çmimi i rrymëS”

Ai ka deklaruar se pagat e mësimdhënësve duhet të rriten ngase sipas tij tashmë janë rritur çmimet në treg dhe së shpejti pritet ngritja e çmimit të rrymës,

“Nëse ligji i pagave i Qeverisë Kurti i ngurosë pagat që janë tani nuk do ta pranojmë ngase të gjithë e dinë se po bëhen katër vite që nuk kemi asnjë lëvizje të pagave më sektorin publik dhe të arsimit madje kur kemi parasysh edhe rritjen e çmimeve në treg të artikujve elementare dhe të rrymës.”, theksoi ai për Insajderin

“Uroj që qeveria Kurti ta kujtoj grevën tre javore që e kishte bllokuar tërë sistemin arsimit”

- Advertisement -rrrrrrr

“Nëse nuk ndodhë rritja e pagave, atëherë do të ketë kërkesa të anëtarësisë për veprime sindikale të cilat duhet t’i zbatojmë. Uroj që qeveria Kurti ta kujtoj grevën tre javore të mësimdhënësve që e kishim organizuar në të kaluarën duke e bllokuar tërë sistemin e arsimit nga çerdhet deri tek universitetet.” Ka thënë Jasharaj

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...