E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj zbulon bisedën me Kurtin: Më tha e di me kënd je, i thash faleminderit

- Advertisement1-

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, në një intervistë për emisionin “Majtas jo Djathtas” në T7, thotë se kryeministri Kurti i ka habitur të gjithë sepse siç shprehet “para se të behej kryeministër premtonte ditë të bukura”.

Ai deklaron se para se të formohej Qeveria Kurti I, kishte zhvilluar takime me Kurtin, por pasi u bë kryeministër, Jasharaj deklaron se Kurti i ka thënë “ e di me kënd je”.

- Advertisement -

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk është me asnjë parti poltike duke përmendur kohën kur në Qeverinë Haradinaj ishte mbajtur grevë 3 javëshe.

Ai thotë se te Qeveria Kurti, sinidkata ka një barrikadë totale.

“Na ka habitur të gjithë neve, ngase para se të bëhej kryeministër ka pasur fjalë tjera, kishte fjalë të mëdha, na premtonte ditë të bukura dhe disa prej nesh uronim të vijë kryeministër…Por me ardhjen e tij kemi fillu me përplasje, ende spo dihet Ligji për Pagat”, tha Jasharaj.

Madje ai thotë se Besnik Bislimi në Qeverinë Kurti I i kishte thënë Jasharajt “kush je t’i mi lypë paratë”.

Ndërsa, për kryeministrin Kurti tha se i ka thënë “E e di më kënd je, unë i thash faleminderit”, u shpreh Jasharaj.

“Ai na tha se unë jam kryeministër, kjo derë është e mbyllur”, tregoi Jasharaj pjesë nga biseda me Kurtin.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa, në Qeverinë Kurti II, Jasharaj tha se e ka takuar sërish Kurtin gjatë kohës së grevës, dhe aty tregoi se kërkoi mbështetje me nga 100 euro për mësimdhënësit, por që më pas sipas tij kjo deklaratë u nxorr jashtë kontekstit.

“I thash ani nga 100 euro, se njerëzit janë në hall me ngritje të çmimeve, e ndërroi bisedën u acaru pak biseda dhe ai shpjegonte gjëra si në fakultet…”, tregoi Jasharaj nga biseda me Kurtin.

Jasharaj tha se me Ligjin për Pagat nuk janë të kënaqur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....