Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka kohë që kanë nisur një luftë nga distanca, ku ‘mollë sherri’ është bërë ligji i ri i pagave.
Jashari i SBASHK-ut, ka kohë që kishte paralajmëruar grevë në nëse kërkesa e tyre drejtuar qeverisë nuk realizohen.
Ndaj këtyre kërcënimeve të Jasharajt, kishte reaguar ministrja Arbërie Nagavci e cila kishte thënë se as atë dhe as qeverinë s’mund të na shantazhojë askush, shkruan Kids of Kosova.
Betejën e parë e ka fituar Rrahman Jasharaj.
Ja pse:
Sot të gjthë mësimdhënësit do të protestojnë para qeverisë dhe nuk do të mbahet mësim, përkundër se Ministria e Arsimit e drejtuar nga Nagavci ju ka bërë thirrje mësimdhënësve të mos e humbasin asnjë orë.
Por këta të fundit i janë bindur Jasharajt e jo Nagavcit.
SBASHK ka thënë se kjo pasi të gjithë mësimdhënësit do të nisen drejt Prishtinës në mënyrë të organizuar. Çerdhet do të jenë të vetmet institucione edukativo-arsimore të cilave nuk do t’ju ndërpritet puna.
Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë mësimdhënësit se çdo orë e humbur mësimore do të zëvendësohet, por SBASHK-u ka thënë se asnjë orë nuk do të kompensohet dhe për dëmin e shkaktuar nxënësve përgjegjëse është ekzekutivi.
Kërkesat e tyre:
Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe; Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Protestuesit do të grumbullohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 13:00. Masa për në vendgrumbullim do të lëvizë rrugës “Garibaldi” prej Bankës Qendrore në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe prej Katedrales Shën Nënë Tereza nëpër rrugën “Xhorxh Bush” në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.
Në ora 13:30 nis ecja nga vendgrumbullimi prej sheshit “Zahir Pajaziti” nëpër sheshin “Nëna Terezë” për tu ndalur në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për dy orë, nga ora 14:00 deri në ora 16:00 janë paraparë fjalime para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Më 12 maj është mbajtur grevë njëorëshe paralajmëruese por Qeveria e Kosovës nuk bëri asnjë lëvizje për të ndryshuar mendjen e sindikalistëve dhe kështu protesta është një tjetër veprim për kërkesat e tyre. Veprime të tjera sindikale janë paralajmëruar nëse Qeveria nuk fton të dialogojë përfaqësuesit e BSPK-së. /Kids of Kosova & Albanian Kids Education/