E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Vlerësimi për gradim është i pranueshëm

- Advertisement1-
  • Ministria e Arsimit tha se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen një numri vlerësimesh, që do t’ju mundësojë atyre ngritjen në karrierë por edhe paga më te mëdha.

Por, MAShT tha se vlerësimi do të bëhet nga drejtorët e shkollave dhe Inspektorati i Arsimit.

Një kohë të gjatë përplasjet ndërmjet Ministrisë dhe mësimdhënësve u zhvilluan për nivelin e vlerësimit dhe këta të fundit kundërshtuan çdo mundësi të testimit të tyre me shkrim.

- Advertisement -

Për Sindikatën e Arsimit testimi i mësimdhënësve është nënçmues.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari thotë se vlerësimi për gardim është i pranueshëm dhe atij do t’i nënshtroheshin vetëm mësimdhënësit që dëshirojnë ta sfidojnë veten.

“Gradimi do të ndikojë shumë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim sepse krijon një garë të brendshme mes mësimdhënësve, krijon një angazhim dhe nevojë që ata të jenë të përgatitur maksimalisht për profesionin e tyre dhe po them ky gradim nëse vërtet fillon me kohë dhe arrihet, do t’i sjellë vetëm të mira arsimit të Kosovë sepse cilësia, duke u bërë kjo garë për tu përballur me sfidën që e caktojnë kriteret për gradim, do të ndikojë që mësimdhënësi të jetë akoma më i përgatitur”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...