E martë, 21 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: Vlera prej 50 euro e Kurtit është e vogël

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se vendimi i Qeverisë Kurti për të ndarë 50 euro për mësimdhënësit nuk është i duhuri, teksa a do të ndalet greva apo jo është ende skeptik.

Jasharaj tha se, Kurti nuk ka biseduar me askënd nga sindikata dhe ky veprim i tij është i njëanshëm, dhe sipas tij asnjë mësimdhënës nuk do të pajtohet sepse 50 euro, janë vlerë shumë e vogël.

- Advertisement -

“Çfarë do të bëhet tutje, do të varet nga zëri i anëtarësisë. Qeveria Kurti doli sot në konferencë, por nuk është konsultuar me ne, kërkesat tona nuk janë përfillur dhe ne nuk jemi ulur për të biseduar dhe vlerën prej 50 eurove e ka shpallur vetë, gjë që e konsideroj se të punësuarit në sektorin e arsimit nuk do ta pranojnë këtë ofertë sepse është e vogël. Për të qenë gjendja e qetë dhe për të shkuar gjithçka si duhet, Qeveria duhet të bisedojë me përfaqësuesit legjitim të sindikatave që jemi ne”, tha Jasharaj.

Ai shtoi tutje se Kurti nuk ka komunikuar as me Atdhe Hykollin, gjë që do të ndihmonte në marrëveshjen mes tyre.

Sipas Jasharajt, ka edhe shumë çështje të tjera të cilat duhet të zgjidhen vetëm me dialog.

“Qeveria Kurti nuk ka komunikuar as me zotëri Hykollin, po e përsëris që oferta e tij edhe pse nuk kemi komunikuar është e vogël dhe nuk ka dhënë përgjigje se çfarë do të bëhet me Ligjin e Pagave. Kjo do të thotë që ka çështje të shumta që gradualisht do të zgjidheshin me dialog e jo me veprime të njëanshme, siç bëri sot me tendencën që të anashkalohen sindikatat”, tha Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...