Rrahman Jasharaj viziton shkollën “Tetë Marsi” në Pejë ku punoi 32 vjet si mësimdhënës

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Pejën, Isuf Lajçi kanë vizituar këtë të shtunë në ambientet e shkollës “Tetë Marsi” pjesëmarrësit e tranjnimit për kompjurer.

- paragrafi 1 -

Kryetari Jasharaj nuk fshehu krenarinë dhe emocionet se po ndodhet në një vatër arsimore në të cilën punoi 32 vjet duke kujtuar se këtu në vitet e rënda të okupimit ishin zhvilluar shumë nga ativitetet në shërbim të realizimit dhe amanetit të gjeneratave për gjuhën shqipe dhe për Kosovën shtet.

- Advertisement -

Ai pastaj bashkë me kryetarin, Isuf Lajçi kanë përgëzuar trajnerin Burim Krasniqi dhe u janë përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë aktivitet të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.

Gjatë ditës së shtunë, SBASHK ka organizuar edhe testin me shkrim pas përfundimit të trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në Kaçanik, i cili u organizua nga koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe Nezafete Jakupi. Testi me shkrim për një grup të mësimdhënësve-anëtarë të SBASHK-ut, u mbajt pas përfundimit të trajnimit në këtë program, të udhëhequr nga trajneri, Avni Krasniqi.