Rrahman Jasharaj viziton shkollën “Iliria” në Prishtinë, përgëzon drejtoreshën Drita Nishevci për punën e bërë

- Advertisement5 -

Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vizituar shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Iliria” në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përgëzuar drejtoreshën e kësaj shkolle Drita Nishevci, për punën e bërë si në cilësinë e arsimit ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, shkruan AlbanianEucation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), vizitoi shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Iliria” në Prishtinë

Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës SBASHK, vizitoi shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Iliria” në Prishtinë, ku u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Drita Nishevci.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, e përgëzoi drejtoreshën për punën e bërë si në cilësinë e arsimit ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Në takim u diskutua funksionalizimi i Sindikatës së shkollës ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i saj, pasi ish kryetari i sindikatës në këtë shkollë Adem Latifi ka ndërruar jetë muaj më parë .

Drejtoresha premtoi mbështetje në organizimin dhe fuqizimin sindikal të shkollës për të cilën tha se do të kontribuojë edhe në përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve por edhe nxënësve dhe ambientin e shkollës.

Përfaqësuesit e Sindikatës u njoftuan edhe me riparimet infrastrukturore të realizuara në shkollë në vitin e fundit nga drejtoresha Drita Nishevci, hapësirat objektive si dhe ato përcjellëse të shkollës.