Rrahman Jasharaj viziton pushuesit në kuadër të programit sindikal veror

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të dielë vizitoi dy grupet e pushuesve të SBASHK-ut: grupin e parë që sot përfundoi pushimin gjashtëditor, dhe grupin e dytë me gjithsej 104 pjesëmarrës që sot e filluan pushimin e tyre.

- paragrafi 1 -

Në të dy takimet, Jasharaj pati mundësinë të bisedojë nga afër me pushuesit.

- Advertisement -

Ata të grupit të parë u shprehën shumë mirënjohës për organizimin e shkëlqyer dhe për kujdesin që SBASHK-u po vazhdon të tregojë ndaj anëtarëve të vet.

Grupit të dytë, Jasharaj u uroi pushime të mbara, plot relaks dhe përjetime të këndshme gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

Gjatë gjithë vizitës, Kryetari Jasharaj u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili po kujdeset që çdo detaj i pushimeve të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

- Advertisement -

“Këto pushime janë dëshmi e përkushtimit të SBASHK-ut për të shpërblyer punën dhe angazhimin e mësimdhënësve, duke u krijuar atyre mundësi për relaks dhe rifreskim pas një viti të ngarkuar pune”.

“Organizimi i tyre është një tjetër konfirmim se SBASHK-u është gjithmonë pranë anëtarëve të vet — jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave të tyre, por edhe në kujdesin për mirëqenien dhe jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. /AlbanianEducation.net/.