Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me zyrtarin Ligjor, Blendor Shatri dhe kryetarin e Nivelit Sindikal Komunal të Prishtinës, Qamil Hajdini, vizituan Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë dhe u takuan me drejtorin Arianit Elshani.
Kryetari Jasharaj i uroi detyrën e re në emër të SBASHK-ut, drejtorit Elshani duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të arsimit në kryeqytet.
Për çeshtje në arsim folën edhe zyrtari Ligjor, Blendor Shatri dhe kryetari i NSKAP-it, Qamil Hajdini të cilët e informuan drejtorin Elshani për çështjet aktuale me arsim për t’u ndalur më shumë në çështjet në arsimin parauniversitar të Prishtinës.
Ata bashkëbiseduan me drejtorin Elshani për mësimin tërëditor, për rregulloren për arsimin parauniversutar të kryeqytetit, për digjitalizimin e shkollave e për çështje tjera aktuale për çka të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë me bashkëpunimin në shërbim të arsimit parauniversitar në kryeqytet.
Të dy palët vendosen që të vazhdohet me takimet në mënyrë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje.