E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj thotë se do të vazhdojnë përpjekjet për rritjen e koeficientit të pagave

- Advertisement1-

“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, ishin disa nga pankartat që kanë mbajtur në duar protestuesit më 1 Maj në protestën e organizuar nga SBASHK-u.

Për këto kërkesa së fundmi ka folur kreu i SBASHK, Rrahman Jasharaj, i cili ka deklaruar se sindikata do të vazhdojë përpjekjet për dialog dhe realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, të cilat u shfaqën në protestën e 1 majit 2024.

- Advertisement -

Kështu ka thënë ai pas takimeve në shtatë regjionet e Kosovës (Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan), ku kanë diskutuar rreth organizimit sindikal në Republikën e Kosovës, dialogun social, rolin e shoqërisë civile në mbështetje të sindikatave, si dhe prezantimin e “Doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme”, takime që janë organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me ftesë dhe në bashkëpunim me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), dhe me mbështetjen e Qendrës së Solidaritetit.

Jasharaj, shprehu falënderime të veçanta për veprimtarët sindikalë, duke theksuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të palodhur në mbështetje të anëtarësisë.

Ai vlerësoi rolin e Steven dhe të Qendrës së Solidaritetit Amerikan, si një partner i rëndësishëm në përkrahjen e SBASHK-ut, dhe kontributin e dhënë në zhvillimin dhe përparimin e organizatës.

Jasharaj rikujtoi me krenari miqësinë e ndërtuar gjatë viteve të vështira për arsimin shqip, veçanërisht me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës dhe me sindikata simotra nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

“Bashkëpunimet e tilla kanë luajtur një rol kyç në fuqizimin e zërit sindikal, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit dhe në avancimin e të drejtave të tyre”, shtoi Jasharaj.

Ai theksoi se miqësitë dhe lidhjet ndërkombëtare të sindikatës vazhdojnë të jenë burim inspirimi dhe mbështetjeje, duke forcuar pozicionin e sindikatës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

- Advertisement -rrrrrrr

Më tutje, ai tha se sindikata do të vazhdojë përpjekjet për dialog dhe realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, të cilat u shfaqën në protestën e 1 majit 2024.

Krejt në fund të fjalës së tij në këto takime, Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar Institutin e Kosovës për Drejtësi për angazhimin, bashkëpunimin korrekt dhe për përgatitjen e doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme. Ai vlerësoi kontributin e IKD-së në mbështetjen e sindikatës dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve./AlbanianEducation.net./.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....