E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Telallët e Kurtit po më shajnë, unë merrja pjesë në protestat e Albinit për bashkim kombëtar

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti duke ia kujtuar se dikur ishte përkrahës i madh i tij.

Jasharaj ia kujton Kurtit kohën kur bashkë me të ishte në protesta, në oda e tryeza. Ai ja përmendi kryeministrit edhe mos realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.

- Advertisement -

“SBASHK-u ishte njëri nga pjesëmarrësit në protestën e 8 prillit dhe duke ruajtur respektin meritor për anëtarësinë që edhe në vitet e 90-ta kishte bërë sakrifica sublime për mbrojtjen e arsimit e kulturës nga furtunat e pushtuesit kishte sjellje të dinjitetshme në protestën e 8 prillit pa sharje e fyerje ndaj institucioneve, por duke shpalosur kërkesat legjitime drejtuar Qeverisë aktuale. Këto kërkesa modeste Qeveria Kurti nuk deshi t’i analizojë e as qe gjeti kohë të merrej me to”, ka shkruar ai.

Ai i ka quajtur telallë përkrahësit e Vetëvendosjes të cilët po e shajnë atë, ndërsa ka thënë se asgjë nuk do ta zmbrapsë nga mbrojtja e të drejtave të punëtorëve të arsimit.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...