E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Të hiqet kriteri i përvojës 15 vjeçare te skemat pensionale për mësimdhënësit

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se, kriteri i përvojës 15 vjeçare duhet të hiqet nga skema pensionale.

Jasharaj tha se po insistohet që te skema pensionale të hiqet kriteri i përvojës 15 vjeçare të punës, pasi kështu po dëmtohen punëtorët e arsimit që u dëbuan dhunshëm nga agresori serb.

- Advertisement -

“Do të pritet edhe këtë muaj dhe nëse na jepet mundësia e dialogut, ne do të insistojmë që të hiqet edhe afati 8 muaj dhe jemi të interesuar që të hiqet edhe ai kriteri prej 15 vjet te skemat pensionale, pasi, kjo gjë po dëmton sektorët e arsimit, që kanë qenë të dëbuar dhunshëm nga pushtuesit serb dhe atyre po u mohohet e drejta e tyre e pensionit të punës”, ka deklaruar Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....