Rrahman Jasharaj sot shihet i buzëqeshur, takon Haradinajn

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.

- paragrafi 1 -

Haradinaj publikoi një fotografi me Jasharajn në Facebook, duke shkruar se për situatën e krijuar ka vetëm një zgjidhje.

- Advertisement -

“Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj. Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave”, shkroi Haradinaj.

Ai thotë se Qeveria duhet ta procedojë shpejt Ligjin e Pagave, ndërsa tha se AAK-ja i mbështet kërkesat e sindikatave.