Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk do t’i pengojnë mësimdhënësit që të mbajnë mësim gjatë vikendit.
Duke cituar kontratën kolektive, Jasharaj ka thënë se nuk ka institucion në Kosovë që i obligon ata t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës.
Duke folur për këtë çështje, Jasharaj thotë se mësimdhënësit po sulmohen në mënyra të ndryshme nga dy ministra të Qeverisë Kurti.
“Ne kemi prit mesazhe nga MAShTI, gjegjësisht nga ministra Nagavci për të parë çka më tutje por kjo nuk ndodhi, dhe po e them se edhe ministrja Nagavci edhe ministri Murati po hyjnë në ‘luftë’ me SBAShK-un. MAShTI e ne veçanti ministri Murati nuk po i ndalin sulmet ndaj nesh dhe kemi prit që të ulemi dhe të bisedojmë se çka më tutje”., ka thënë Jasharaj për EO.
“Nuk po themi se ne dhe punëtorët tjerë arsimor i kemi riinformuar se kontratat nuk i obligon që të mbajnë mësim të shtunave, sepse kontrata thotë se nuk duhet zëvendësuar, por duke e parë që kishte shkolla që mbajtën mësim, SBASHK është duke vazhduar për të respektuar zërin e tyre. Nëse kolegët tanë shkojnë në mësim, ne nuk jemi kundër dhe nuk japim ndonjë deklarim shtesë, sepse po them se 70 për qind e tyre e respektuan kontratën dhe nuk dolën në punë dhe përqindja tjetër ishin në shkolla, dhe konsideruam se ata e shprehen vullnetin e tyre dhe e respektuan kalendarin e ri”.
“Këtë të shtunë çka do që të ndodhë, ne jemi të gatshëm që të jemi afër anëtarësisë duke e respektuar vullnetin e tyre por nëse ata kërkojnë këshilla për të kërkuar atë që ju takojnë për ditët e vikendeve dhe festave, ne do ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta fitojmë lëndët në Gjykatë”, ka thënë Jasharaj.