E diel, 5 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj shpallet sindikalist i vitit

- Advertisement1-

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takimin përmbyllës duke analizuar aktivitetet e zhvilluara e duke bërë planifikime të veprimtarive sindikale në vitin 2024.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar “se fatkeqësisht edhe në vitin 2023 Qeveria Kurti e në këtë kuadër edhe Ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasjen e gabuar ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut të mirëfilltë”.
Jasharaj ka kujtuar edhe tendencën e Qeverisë për shuarjen e sindikatave përmes pengesave të regjistrimit në e-Kosova, por u ka shkuar huq, siç tha Jasharaj, sepse shumica e të punësuarve në arsim kaloi këto barriera duke dëshmuar se janë bashkë e në SBASHK. Ai pastaj ka përgëzuar veprimtarët sindikalë dhe stafin qendror, të cilët kanë arritur të realizojnë detyrat e planifikuara për vitin 2023”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Në fund të njoftimit thuhet se Jasharaj është shpallur sindikalist i vitit në nivel vendi në kuadër të BSPK’së. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci

Ka vdekur mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Sezai Surroi",...

Avokati i Popullit: Momentalisht nuk ekziston kufizimin i të drejtës së vijimit të mësimit ndaj vajzave me shami

Çështja e bartjes së shamisë në shkolla që ndryshe njihet edhe si hixhab, vazhdon...

Nga Xhafer Avdyli: Mësimi tërditor – dobitë dhe të metat

Mësimi tërditor (full-time schooling) në Kosovë, si një formë organizimi të procesit mësimor, ka...

Rama për investimet arsimore: Mjedise moderne për nxënësit dhe studentët

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga investimet për infrastrukturën arsimore përmes një postimi...