E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Qeveria të veproj që mos të përsëritet viti 2022

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj i ka bërë thirrje qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti që t’i plotësoj kërkesat dhe mos të lejoj që të përsëritet viti 2022.

Ai ka thënë se ekzekutivi kosovar ka injoruar dialogun me sindikatat.

- Advertisement -

“Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi pasur gatishmëri që shqetësimet tona t’i bisedojmë me qeverinë, por qeveria vazhdon t’i ik dialogut prandaj jemi këtu duke kërkuar që të realizohen kërkesat tona që t’i parandaloj veprimet tona sindikale” – ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë tutje se veprimet e më hershme sindikale nuk kanë qenë ato që kanë dashur.

“I drejtohem qeverisë që të veproj e mos të na përsëritet viti 2022 kur filluam me protesta modeste, pastaj me protesta masive dhe shkaku i heshtjes së tyre na u dashtë edhe veprime sindikale që asnjëherë nuk i kemi dashur. Faleminderit, bashkë dhe veç bashkë” – ka deklaruar Rrahman Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....