Rrahman Jasharaj: Qeveria të reflektojë në mënyrë që të mos shkojnë gjerat që nuk i duam as ne, as populli

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese dhe të merret vendimi për veprimet sindikale të paralajmëruara për shkak të mosrealizimit të kërkesave për rritje të pagave.

- paragrafi 1 -

Ministrja Nagavci iu ka kujtuar delegatëve angazhimin e saj që mësimdhënësit të mos largohen nga puna përkundër rënies së numrit të nxënësve.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në hapjen solemne të Kongresit, nderoi të gjithë mësimdhënësit që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Fitoren më të madhe të SBASHK-ut nën drejtimin e tij, Jasharaj e cilësoi kalimin e ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

“Fitorja më e madhe e këtyre katër viteve ishte arritja e ligjit për vitet e ‘90-ta duke i dalë borxh viteve më të ndritura të arsimit shqip, duke ju dalë borxh kolegëve të cilët me sakrifica e vuajtje i dolën përballë furtunave të pushtuesit duke u bërë roje të dritës kundër errësirës, dhe ne arritëm të gjithë bashkë që të kemi një ligj për ta, dhe t‘ju themi në mënyrë modeste, faleminderit”, tha ai.

- Advertisement -

Jasharaj ka thënë që përkundër sakrificave do të vazhdojnë të kenë bashkëpunime me miq ndërkombëtarë e po ashtu ka ftuar edhe qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë e pagën.

“Ju premtojmë se edhe ne të ardhmen SBASHK-u edhe përkundër sakrificave do të vazhdojë bashkëpunimin me miq ndërkombëtarë, me Unionin e Sindikatave të Evropës, me internacionalet botërore, dhe do t’ia dalim bashkë, edhe pse arsimi në Kosovë është para sfidave por uroj që edhe ne edhe MASHTI, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të reflektojë në mënyrë që të mos shkojnë në gjerat që nuk i duam as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.