E premte, 20 Shtator, 2024

Rrahman Jasharaj: Qeveria po i kërcënon komunat që ta ndërpresin grevën

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, deklaroi se Qeveria Kurti po iu bënë presion e po i kërcënon komunat që ta ndërpresin grevën e mësimdhënësve.

Ai tha për KOHËN të dielën se tensionet dhe kërcënimet e Qeverisë janë veprime negative, që sipas tij, dëmtojnë grevën dhe iu krijojnë konfuzione prindërve.

- Advertisement -

“Po krijohen presione dhe tensione. Greva vazhdon deri në plotësimin e kërkesave. Qeveria nëpërmjet formave të ndryshme po bën presion dhe kjo nuk duhet të ndodhë pasi mund të krijojë tensione dhe konfuzione mes prindërve dhe mësimdhënësve”, tha Jasharaj, duke theksuar se sikur ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, padi mund të ngrihet edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të Qeverisë për kërcënim.

Njoftimin e Komunës së Podujevës se disa shkolla në këtë qytet do ta nisin procesin mësimor të hënën (5 shtator), Jasharaj e quajti të nxitur nga pushteti.

Ai theksoi se gjatë së dielës SBASHK-u do të mbajë takim online me përfaqësuesit e komunave për të parë mbarëvajtjen e grevës.

Shkollat “Xheladin Rekalu”, “Fan S.Noli” dhe Gjimnazi “A.Xhuvani” në Podujevë, bënë të ditur nëpërmjet Facebookut të dielën për ndërprerjen e grevës.

“Konsiderojmë qe vendimi i djeshëm i Qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë pozitivisht të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për nxënësit, të cilët edhe ashtu janë prekur nga humbjet të cilat u shkaktuan në dy vitet e fundit nga pandemia me virusin Covid-19”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes njëri ndër mësimdhënësit e parë në Drenicë, Istref Haxhiu

Ka vdekur, veterani i arsimit, Istref Haxhiu nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit. Istref...

Shukrane Shaqiri Çollaku emërohet zv.drejtoreshë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Mësuesja Shukrane Shaqiri Çollaku është emëruar Ushtrues Detyre në pozitën e Zëvendësdrejtorit, në shkollën...

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

"Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...