E shtunë, 18 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: Prindërit do të mbesin në mëshirën e Hekuran Muratit, ministrja Nagavci e papjekur dhe cinike

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën e fundit ka deklaruar se është duke e shqyrtuar mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit. Ajo bëri të ditur se mjetet për blerjen e teksteve shkollore do të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit, ku mjetet do t’u kalohen prindërve përmes platformës e-kosova.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se ky vendim është qesharak dhe se ministrja Nagavci është treguar “e papjekur dhe cinike”.

- Advertisement -

“Deklarimi i sotëm para mediave i zonjës Nagavci është tmerrues ngase nga tani po del se nuk do të kemi në mënyrë të organizuar tekste të shpërndara as nga klasa 1-5 e as 6-9 por prindërit ato tekste duhet t’I marrin në librari dhe aq më tepër është cinike, e pamatur dhe pa asnjë argument kur Nagavci thotë se gjoja për ta mbrojtur buxhetin e Kosovës ngase shtëpitë botuese i kanë ngritur dukshëm çmimet dhe zonja Nagvci me komisionet e saj është dsahtë ta vërej këtë”.

“Deklarata se prindërit duhet t’i blejnë tekstet e më pastaj do të rimbursohen është shumë e papjekur sepse nëse tekstet qenkan të shtrenjta për MASHTI-n, po ato tekste prindi do të detyrohet t’i blejë dhe ta pres mëshirën e Hekuran Muratit ai që e mban kuletën e shtetit. Prindërit do të presin me muaj e me muaj derisa të ju rimbursohen këto mjete”.

Ai shtoi se prindërit nuk i kanë mjetet për t’i blerë librat.

“Nagavci duhet ta dijë se shumë nga prindërit nuk i kanë mjetet tani që të ua blejnë librat fëmijëve të tyre dhe pastaj do të ju duhet të presin gjatë për rimbursim”, u shpreh Jashari për Sinjalin.

Ai shtoi se ministrja e MASHTI-t nuk është konsultuar as me Këshillin e Prindërve e as me SHBASHK-un për këtë vendim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...