E enjte, 21 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj po i ha fjalët e veta tash e 8 muaj: Shtator, tetor, dhjetor, janar, prill

- Advertisement1-

Më 12 prill, e kisha shkruar një artikull me titullin “Pasi mposhti çdo kryeministër, a po e shpall fitoren Rrahman Jasharaj edhe ndaj Kurtit”. Ky artikull i dedikohej reagimit të tij për 100 eurot e prillit që do t’ju ndahen – mes tjerësh – edhe punëtorëve të arsimit. Por, prej asaj dite kanë ndryshuar gjërat me themel.

Kërkesat e SBAShK-ut nuk përfshinin vetëm 100 euro për muajin prill, por për ët gjithë muajt sa nuk zbatohej Ligji i Pagave. E kërkesë themelore ishte vet Ligji i Pagave, siç është edhe Kontrata Kolektive.

- Advertisement -

“Baba i grevave”, Rrahman Jasharaj, e kishte vënë një datë si ultimatum për përmbushjen e kërkesave të Qeverisë Kurti II: 20 prillin. E ashtu siç kaluan ultimatumet e tjera, kaloi edhe ky i fundit.

Paralajmërimet për greva Jasharaj i kishte nisur qysh para se të niste viti i ri shkollor në muajin shtator.

Por, fëmijët u futën në shkolla e Rrahman Jasharaj nuk u fut në grevë.

Sidoqoftë, Jasharaj nuk u ndal. Paralajmërim tjetër për grevë ai dha edhe në tetor, kur kishte deklaruar: “Tetori do të jetë muaji kur do të japë përgjigje Qeveria dhe shpresoj të jetë pozitive, sepse nuk e kanë vështirë ta analizojë propozimin tonë për ligjin e pagave, sepse ne po kërkojmë të jemi të barabartë me të gjithë ata që kanë titujt të njëjtë akademikë”.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk po ndërmerrte asgjë dhe kjo nxiti Jasharajn të bënte paralajmërimin e radhës. Andaj, u detyrua të paralajmëronte një protestë tjetër dhe veprime radikale sindikale prej 4 dhjetorit.

Madje ai kishte menduar se kjo grevë do të ishte alarm për qeverinë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Konsideroj që 4 dhjetori do të jetë alarm i duhur për qeverinë. Pas 4 dhjetorit do të përgatisim një protestë, por masive. Nëse prapë nuk do të kemi veprime, atëherë do të kemi veprime më radikale,”, kishte deklaruar Jasharaj.

Nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme as më 4 dhjetor, sepse Jasharaj u mjaftua me një takim që pati me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Dhe, ai vazhdoi që të bënte paralajmërime: kësaj here u paralajmërua protestë për muajin janar.

Në muajin prill të këtij viti, nxënësit po përgatiteshin për pushimet pranverore. E Rrahman Jasharaj po përgatitej për greva të radhës.

Kryetari i SBAShK-ut më 13 mars kishte thënë se “Qeveria ka qasje mospërfillëse ndaj punëtorëve të arsimit,”- prandaj sipas tij“kthimi i grevës trejavore është i pashmangshëm.”

Të gjitha këto greva e protesta të paralajmëruara që nuk u realizuan, vulën për realizim e morën me datën 8 prill. Sindikatat dolën dhe protestuan në shenjë pakënaqësie të mospërmbushjes së kërkesave të tyre. Por, nuk ishte në protestë veç SBAShK-u, në fakt aty ishin kryesitë e të gjitha sindikatave të punëtorëve në Kosovë.

Dhe, na erdhi edhe data 20 prill e paralajmëruar si ultimatumi i radhës nga Rrahman Jasharaj. Greva u përmend sërish, e megjithatë asgjë nuk ndodhi.

Por, a mund të tërhiqen prapë nga greva e pestë Sindikata e Arsimit dhe të tjerat?

DUKET SE PO!

Greva një-orëshe e datës 12 maj “mund” të jetë edhe data kur qeveria mund të marrë ndonjë vendim që të mos tensionohet situata më shumë, me grevat në të gjithë sektorin publik.

Rrahman Jasharaj thotë se prapë do të mund të tërhiqen nga greva e protesta në rast se qeveria fillon komunikimet dhe veprimet për kërkesat e tyre.

“Ka komunikim nga larg me qeverinë, por ne kërkojmë komunikime në tavolinë bashkë. Andaj në mungesë të kësaj ne vendosëm për grevë. Por, më e mira që greva mos të ndodhë është që të mirren parasyshë kërkesat. E dijmë që do kohë Ligji i Pagave, por ne kërkojmë vazhdimin e 100 eurove deri në miratim të këtij ligji”, tha Jasharaj për gazetën tonë.

Ndërsa Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë për Nacionalen se nëse qeveria ndërmerr hap konkretë karshi kërkesave të tyre, padyshim që greva do të anulohet.

“Qeverinë e kemi partner kryesor, andaj ne dëshirojmë dialog dhe veprime të konkretshme. Në rast se qeveria ndërmerr diçka, pa dyshim që do të heqim dorë si BSPK nga greva dhe protesta. Por, në rast se nuk ndermerret asgjë, atëherë qëllimi jonë i grevës dhe protestës nuk lëkundet”, tha kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Ligji për Paga është afër finalizimit.

“Sa i përket Ligjit të Pagave është e vërtetë që unë kam deklaruar që në fund të marsit do ta dërgoj në Qeveri këtë Ligj. Ligji për Pagat është në fazën përfundimtare për sa i përket MPB-së. Jemi në periudhën e dakordimit të detajeve të fundit me MF-në, duke pasë parasysh qëllimin tonë që ky Ligj të reflektojë edhe mundësitë buxhetore të Kosovës që të mos kemi një ligj që pastaj të jetë i paimplementueshëm”, ka thënë Sveçla gjatë ditës së djeshme.

Cilat janë kërkesat e Sindikatave që i kanë drejtuar tek qeveria?

Kërkesat e Sindikatave janë:

Miratimi i Ligjit për Paga;

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; dhe
Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse.

Por, marrë parasysh gjithë ato qëndrime e ultimatume e paralajmërime të shkelura nga Rrahman Jasharaj, a do të duhej që punëtorët e arsimit t’i kërkonin përgjegjësi? /Nacionale/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çifti nga Kosova diplomojnë bashkë në Universitetin e Vjenës

Vazhdojnë histori suksesi të studentëve kosovarë në universitete prestigjioze në botë. Çifti nga Kosova diplomojnë...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, prindërit me lot në sy protestojnë te shkolla “Fan Noli”

Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij...

Nga Ilmi Tahiri: Në fërfëllëzë dhe dëborë, kështu punoja për kombin tonë

Mua më ndoqën vite stinorë Fërfëllizë dhe dëborë, na ndoqi rrugës për në shkollë, të ngrira këmbë...

Mësimdhënësi nga Podujeva kujton kohën kur as bora e madhe nuk e ndalonte të shkonte këmbë në shkollë

Mësimdhënësi Ilmi Tahiri ka kujtuar si në vitin 2015 udhëtonte këmbë për në paralelen...