Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se niveli i dobët i nxënësve nuk është për fajin e mësimdhënësve.
Jasharaj i ka quajtur të pamatura deklaratat kryeministrit Albin Kurti se mësimdhënësit po prodhojnë analfabetë funksionalë.
“Deklarata duken të këqija ky 67% të nxënësve janë dalë analfabetë, kurse disa dolën me deklarata të pabazuara më të këqija, se mësimdhënës ka analfabetë. Ato janë fyerje, shpifje, në këtë situatë duhet të ulemi bashkërisht t’i shohim ku janë të metat”, ka thënë ai.
I pari i SBAShK-ut, ka deklaruar për Kosovapress ka thënë se shkollat në Kosovë kanë plot të meta dhe nuk punojnë me mjete bashkohore.
“Të metat janë se shkollat tona nuk janë furnizuar me mjete bashkëkohore të punës, ende punohet me shkumës dhe shpuzë. Të shohim cila është disiplina e shkollës, a është e pavarur shkolla apo ka ndërhyrje nga jashtë qoftë nga politika, pastaj të shohim tekstet shkollore, a janë më të qëlluarat dhe a korrespondojnë me plan programin”, theksoi Jasharaj.
Ndryshe greva në arsim është pezulluar deri më janar 2023, ndërsa mësimi do të fillojë të hënën pas një muaji grevë.