Rrahman Jasharaj paralajmëron ‘grevë në heshtje’, Arbërie Nagavci publikon foto në deti

- Advertisement -

Ndonëse arsimi në vend u përballë me grevë disa muajshe në shtator të vitit të kaluar, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, po paralajmëron një tjetër “grevë”. Por kësaj radhe, ajo po quhet “grevë e heshtur”.

- paragrafi 1 -

“Greva e heshtur”, sipas Jasharajt, nënkupton mungesën e vullnetit të mësimdhënësve për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave.

- Advertisement -

Ai ka thënë se mësimdhënësit po humbin kohë duke u munduar ta gjejnë fajtorin për situatën aktuale.

Sipas Jasharajt, pakënaqësia është edhe në institucione tjera. Rreziku tjetër sipas tij është edhe largimi i mësimdhënësve jashtë shtetit. Thotë se mësimdhënësit po e marrin një vit pushim pa pagesë, që nënkupton mundësin e largimit nga shteti.

Ndërsa Jasharaj sot jep këtë paralajmërim, në anën tjetër ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka publikuar një foto në storje në Facebook ku tregon se gjendet në deti në këtë vikend, shkruan Albanian Education.net.

- Advertisement -

Mbetet të shihet nëse Nagavci do të reagojë ndaj ‘grevës së heshtur’ të paralajmëruar nga Jasharaj.

Ndërsa mësimdhënësit janë ndarë të pakënaqur me Ligjin e ri të Pagave pasi shumë prej tyre kanë përfituar më shumë rreth 50 euro, ajo çka dihet nga premtimet e kryeministrit është se në janar të 2014-tës, vlera e koeficientit do të rritet në 110 euro, nga 105 euro sa u bë me ligjin e ri.

Me koeficient 110 euro mësimdhënësit e shkollave fillore pritet të marrin diku 28 euro më shumë nga janari i vitit të ardhshëm, sigurisht shumë kjo që nuk e rrit fare kuletën e tyre, duke ditur ngritjen enorme të çmimeve. /AlbanianEducation.net/.

Jasharaj paralajmëron “grevë të heshtur”