E enjte, 28 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj paralajmëroi se do t’i drejtohet deputetëve që vlera e koeficientit të pagave të rritet në 130 euro – ende asnjë fjalë nga Nagavci

- Advertisement1-

Në janar të këtij viti Qeveria e Kosovës caktoi që vlera e koeficientit të pagave të jetë 105 euro. Kjo zhgënjei tejmase mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), por megjithatë e ndalën grevën.

Në adresë të AlbanianEducation.net erdhën shumë dëshmi nga mësimdhënësit që tregonin se paga ju është rritur vetëm 50 euro, sidomos drejtorëve të shkollave, duke shprehur zhgënjimin e madh.

- Advertisement -

Megjithatë së fundmi kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se do t’i drejtohen deputetëve në mënyrë që t’i plotësohet kërkesa e tyre që vlera e koeficientit të bëhet 130 euro.

“Ne tani jemi duke bashkëbiseduar me sindikatat tjera do ta kemi një takim të kryesisë ekzekutive dhe bashkërisht do ta punojmë një shkresë me të cilën do t’i drejtohemi deputetëve edhe të pozitës edhe të opozitës që ata ta ngrisin çështjen dhe meqënëse po afrohemi fundit të vitit dhe do të bëhet planifikimi i ligjit të buxhetit për vitin e ardhshëm do të kërkojmë që deputetët të angazhohen që vlera e koeficientit të ngritët. Do të bëjmë angazhime që të ketë lëvizje të koeficientit së paku të jetë 130 euro vlera”, deklaroi ai.

Jasharaj ka kërkuar që të takohet edhe me zyrtarët e Qeverisë, mirëpo ai thotë që nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ai thotë që qasja e pushtetit, krijon tensione.

“As kryeministri, as ministri Murati e as zonja Nagavci nuk i janë përgjigjur kërkesave tona të arsyeshme që të takohemi, dhe të bisedojmë dhe ata po harrojnë që në këtë mënyrë dhe kjo qasje e gabuar ndaj sindikatave krijon tensione, krijon dhe pakënaqësi, të cilat edhe nëse nuk ka grevë ato pakënaqësi ekzistojnë”, deklaroi ai.

Edhe pse kanë shkuar katër ditë nga kjo deklaratë e Jasharajt për iniciativën e paralajmëruar nga ai se do t’iu bëjë kërkesë deputetëve që vlera e koeficientit të rritet në 130 euro, ende asnjë reagim nuk ka ardhur nga ministri e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo e fundit nuk ka thënë asnjë fjalë deri tani për kërkesën e re të SBASHK-ut.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në shkurt të këtij viti pati thënë se ç do vit do të rritet vlera e koeficientit të pagave, duke thënë se në janar të 2024, do të jetë 110 euro.

“Vlera e koeficientit për këtë vit është 105. Ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave ai do të jetë 110″, kishte deklaruar Kurti, në shkurt të këtij viti, kur ishte vendosur 105 euro vlera e koeficientit. /AlbanianEduaction.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi dje nxënësen 11-vjeçare të...