E premte, 10 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj paralajmëroi protestë e grevë nga 1 shtatori, ende asnjë reagim nga Nagavci

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj të hënën më 25 mars njoftoi mbajtjen e nje takimi me kryetarët sindikalë nëpër komuna dhe ata të universiteteve, ku tha se “janë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave”.

Jasharaj adresoi kritika ndaj ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, për të cilën tha se po vazhdon me inatet dhe nuk përfaqëson këkresat e punëtorëve të arsimit dhe mundohet ta mohojë edhe Kontartën Kolektive për Arsimin e Kosovës.

- Advertisement -

“Pjesëmarësit në këtë takim kanë njerr si përfundim se duhet vazhuar me bashkëbisedat me anëtarësinë dhe duhet rikthyer veprimet sindikale duke filluar me një protestë me gjithë udhëhqësit sindikal të shkollave, çerdheve dhe univeristeveteve e institucioneve të kulturës e nëse Qeveria Kurti vazhdon me qasjen e njejtë injoruese atëherë të vazhdohet me veprime sindikale duke paralajmërruar se do të përsëritet viti 2022 me një grevë të përgjithsme më 1 shtator, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave të anëtarësisë”, tha Jasharaj përmes nje komunikate të lëshuar për media, shkruan AlbanianEucation.net.

Pas këtij paralajmërimi të bërë nga Jasharaj, ende nuk ka asnjë reagim nga e para e arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo ka heshtur, dhe ende nuk dihet nëse do të ketë një përgjigje që do t’i ulë gjakrat dhe do t’i hapë rrugë diskutimit me SBASHK-un, apo do të vazhdojë ‘luftën’ me ta, që pashmangshëm do të rrezikonte nisjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025 në muajin shtator.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2022 për shkak të përplasjeve MASHT-SBASHK pësuan nxënësit dhe mësimi filloi me më shumë se 1 muaj vonesë, ku më pas u zgjat përfundimi i vitit deri në fund të qershorit, dhe orët e humbura u zëvendësuan të shtunave, edhe pse shumica e prindërve nuk i dërguan.

Mbetet të shihet ditët në vijim se në cilën rrugë do të shkohet; të bisedimeve apo përplasjes mes palëve. /AlbanianEucation.net.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...