Rrahman Jasharaj paralajmëroi grevë, i reagon deputeti i VV-së: Nuk shkojnë në protesta punëtorët

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas paralajmërimit të Rrahman Jasharajt për grevë.

- paragrafi 1 -

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti Bajqinovci ka thënë se punëtorët, sidomos ata të arsimit nuk shkojnë në protesta.

- Advertisement -

Kjo sepse sipas Bajqinovcit ata e “kanë të instaluar Rrahman Jasharjn e PAN-it në krye”

“Nuk shkojnë në protesta punëtorët, sidomos jo ata të arsimit, kur e kanë të instaluar Rrahman Jasharajn e PAN-it në krye”, shkroi ai.

Ndërkaq, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar grevë në arsim, duke thënë se fajtore e vetme e kësaj greve është Albin Kurti dhe Qeveria e tij.