E enjte, 28 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj: Numri prej 2 mijë mësimdhënësve tepricë nuk është i madh

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Rrahman Jashari ka paralajmëruar mbylljen e shumë shkollave në vend.Ai ka alarmuar institucionet që të veprojnë, ngase siç thotë ai, nëse vazhdon ky trend pos që do të mbyllen shumë shkolla, çka do të ndodhë me ata pak nxënës që do të mbesin dhe cka do të ndodhë më mësimdhënësit qe mbesin pa nxënës.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, duke folur për dokumentarin ‘Expose’ të Gazeta Blic, thotë se janë dy faktorë për braktisjen e shkollave nga nxënësit, teksa alarmon institucionet që të veprojnë.

- Advertisement -

“Po fatkeqësisht dhe ky problem nuk është i ndërlidhur vetëm me heqjen e vizave, problemin e rënies shumë të madhe të numrit të nxënësve e kemi pas vitet e fundit, një numër i konsideruar i nxënësve. Dhe janë dy faktorë qoftë për shkak të natalitetit tepër të ulët në Kosovë, qoftë për fatkeqësinë tjetër që po na përcjell, familjet po shkojnë në vendet tjera të Evropës për të jetuar, dhe po shohim që ka rrezik që të shuhen paralele, ka rrezik që të mbyllen edhe një numër shkollash. Dhe kjo do duhej që të ishte një alarm në mënyrë që institucionet e shtetit bashkë me Sbashk-un, Ministrinë dhe Qeveria, ta bëjnë një plan çka në të ardhmen ngase janë dy probleme këtu. Çka me numrin e vogël që mbetën të nxënësve, ka rrezik që ato shkolla të mbyllen, por nëse mbyllen duhet të bëhet një zgjedhje që ata nxënës ta vazhdojnë mësimin në shkollën më të afërt dhe të sigurohet edhe udhëtimi për ta. Çka me mësimdhënësit e atyre shkollave? Ne kemi qëndrimin se ata mësimdhënës nuk bën të mbeten pa punë, ngase kanë një përvojë 30 vjeçare, disa edhe më shumë dhe të tillët nuk janë të përgatitur për një profesion tjetër”, thekson ai.

Jasharaj potencon se janë dy përgjigje në të cilat duhet të japë shteti pastaj për mësimdhënësit që mbesin pa punë.

“Shteti duhet të jap dy përgjigje, si të rregullohet udhëtimi dhe risocializimi do të thosha, sepse nxënësi kur e ndërron rrethin e vet ndihet jo bash mirë në shkollën tjetër, dhe duhet të sigurohet edhe udhëtimi dhe duhet siguruar edhe mësimdhënësit që shkollat e të cilëve mbyllen pa fajin e tyre kuptohet, faji nuk është i tyre, të bëhet një zgjedhje dhe ata të mbesin në sistem dhe të gjejnë vende pune në kuadër të sistemit arsimor për ta”, shprehet kryetari i SBASHK-ut.

Ai thekson se aktualisht duhet luftuar në dy beteja, në njërën anë, ikja masive e nxënësve dhe në anën tjetër, ikja e mësimdhënësve drejt vendeve evropiane.

“Nëse vazhdon ky trend ne tash kemi dy fushë beteja, ikjen masive të nxënësve që po përcillet nëpër vite dhe tash kemi një alarm të cilën MASHT-i dhe DKA-të nuk e kanë marrë seriozisht, ne fillimisht nga mediat morëm vesh pastaj u angazhuam me kryetarët tonë, kemi një numër të mësimdhënësve që po e lëshojnë sistemin arsimor dhe kanë tentu ta lëshojnë, duke kërkuar pushim 1 vit, dhe ne jemi frikësuar që një pjesë e tyre do të shkojnë jashtë do të shohin a mund të stabilizohen atje, dhe nëse kjo bëhet trend atëherë do të kemi rënie të nxënësve dhe rënie të numrit të mësimdhënësve, dhe pastaj do të kemi telashe edhe me numrin e nxënësve por edhe me personelin arsimor”, potencon Jasharaj për ‘Expose’.

Ai sqaron se numri prej 2 mijë mësimdhënësve tepricë nuk është i madh, pasi ata nuk rrinë kot.

- Advertisement -rrrrrrr

“Institucionet kur bëjnë luftë me ne për shkak të kërkesave tona, ata e përmendin këtë shifrën 2000 gjoja për të thënë se janë shumë human, dhe po na i lënë këta njerëz në sektorin tonë. Shifra 2000 e sa mësimdhënës mbase del pak më tepër karshi nxënësve që i kemi, por mësimdhënësit nuk janë tepricë në shkolla, nuk rrinë në sallë kot, nuk rrinë në shtëpi kot për të marrë pagë, por janë mësimdhënës që duhet të shkojnë në orë edhe nëse paralelja i ka 3-4 nxënës ata e mbajnë orën e plotë. MAShT-i i përmend këto shifra për të thënë se ja këta po kërkojnë shumë dhe ne po ua lëmë 2000-3000 njerëz. Po e sqaroj, këta njerëz nuk rrinë kot, këta shkojnë në klasa por ka rënë numri i tyre dukshëm, kemi klasa me 3-4 nxënës, kemi shkolla me një numër shumë të vogël të nxënësve, por këta mësimdhënës orën e mbajnë, ora mbahet si me 30 si me 3 nxënës”, deklaron Rrahman Jasharaj./Gazeta Blic/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi dje nxënësen 11-vjeçare të...

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...