E diel, 24 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj: Nuk pres rezultate nga testi PISA ku me dit se çka

- Advertisement1-

Ekspertët e arsimit po vlerësojnë se është vështirë që edhe këtë vit të ketë rezultate pozitive ne testin ndërkombëtar të njohur si PISA. Ata kërkojnë koordinim institucional, inspektim e vlerësim rë vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj shpreson që Kosova të rangohet në një pozitë më lartë, ndonëse nuk pret lëvizje të mëdha.

- Advertisement -

Jasharaj bënë thirrje që të mos ketë fyerje ndaj individëve, por të gjendet kompromis sa i përket nivelit të arsimit.

“Ne duhet të jemi të sinqertë me vetveten. Ne nuk mund të presim ku me dit se çka, ndonjë lëvizje shumë të madhe nga ato dy teste PISA tjera. Por uroj që sado pak të lëvizim nga ajo pozita që e kishim shumë të ulët në rangim dhe uroj që për disa vende të ecim përpara. Por ajo që uroj të bëhet pos rezultateve të testit PISA qofshin këto që kemi tani mos të ketë fushatë një javore, fyerje, sharje ndaj individëve, por të ulemi të gjithë bashkë të shohim se diçka nuk po shkon si duhet dhe bashkërisht të gjejmë ku është pika e dobët edhe në arsim në mënyrë që të shkohet përpara”, tha Jasharaj.

Madje, ai shtoi se po insistojnë që punëtorët e arsimit të jenë të monitoruar, krejt kjo sipas tij, në mënyrë që shteti të forcojë departamentin e inspektorëve.

“Ne po insistojmë që punëtorët e arsimit të jenë të monitoruar nga afër që shteti të forcojë departamentin e inspektorëve që t’i dërgojë në klasë në mënyrë që të shikohen se si po punojnë mësimdhënësit e Kosovës. Nuk po them se i kemi mësimdhënësit e përkryer. Pjesa më e madhe janë të angazhuar por ata meritojnë të që këshillohen dhe mbështeten nga njerëz profesional dhe ata janë inspektorët”, ka deklaruar ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...